Aleanca Kuq e Zi Grisni formularin ne pjesen e pyetjeve per kombesine
BERAT - Aleanca Kuq e Zi protestoi dje ne qytetin e Beratit per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Aleanca Kuq e Zi ka kerkuar grisjen e pyetjeve per etnine dhe fene ne formularin e regjistrimit ne nje takim qe eshte zhvilluar dje ne qytetin e Beratit. Nje nga drejtuesit e kesaj aleance Kreshnik Spahiu se bashku me disa aktiviste te tjere mberriten rreth ores 1100 te se shtunes ne pallatin e kultures Margarita Tutulani ku zhvilluan nje takim me banore te ketij qyteti. Aktivistet e Aleances Kuq e Zi kane shpjeguar se kjo aleance nuk eshte dhe nuk mund te jete kunder regjistrimit te popullsise proces i cili pritet se shpejti te zhvillohet ne vendin tone por eshte kunder regjistrimit te popullsise mbi baza te perkatesise fetare dhe etnike. Aktivistet Adrian Leka dhe Julian Kola u shprehen se ku tjeter vec qytetit te Beratit do te ngrihet zeri kunder per kete regjistrim qe synon te zhvillohet ne vend. Ku tjeter vec qytetit me harmonine me te mire fetare ne duhet te shprehemi kunder thane aktivistet. Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ne fjalen e tij perpara qytetareve te Beratit preferoi te flase pa pranine e kamerave por eshte shprehur me tone te ashpra se qytetaret duhet ti thone jo ketij regjistrimi. Kreshnik Spahiu ka ritheksuar se Aleanca Kuq e Zi eshte kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Ne fjalen perpara banoreve te Beratit ai eshte shprehur me tone te ashpra per kete regjistrim duke e cilesuar si nje nga vendimet me te keqija te marra ne vendin tone. Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se formulari i regjistrimit ndez tensionet ne komunitetet fetare. Po ashtu ata kerkuan qe qeveria te zbardhe bisedimet me Greqine. Jemi pro regjistrimit por pa pyetje per etnine. Te zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Grisni pyetjet per etnine dhe fene ne formular. Berati eshte shembull i bashkejeteses nderfetare deklaroi kreu i Aleances Kuq e Zi. Per drejtuesit e AK-se regjistrimi mund te sjelle edhe nje perplasje dhe te nxise tensionet dhe konflikte mes komuniteteve fetare. Gjykata Kushtetuese disa dite me pare mori vendimin per shfuqizimin e termit kombesi duke e cilesuar se ajo bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit shqiptar Kushtetuten. Nisur nga ky vendim Aleanca kerkon qe te rishikohet formulari i deklarimit te censusit. Regjistrimi i popullsise pritet te nise me 1 tetor dhe per kete jane angazhuar 15 mije persona.