Kabllogramet dhe NATO Imami perballet me opoziten te Siguria
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami pritet te jete javen e ardhshme i pranishem ne Komisionin parlamentar te Sigurise per te raportuar ne lidhje me problemet e ushtrise shqiptare me pershtatjen e saj si anetare e NATO-s. Imami qe sipas burimeve pritet te jete te marten ne Komisionin e Sigurise do te perballet dhe ne lidhje me disa prej problemeve te hasura ne ushtrine shqiptare. Ndersa mesohet se ushtria shqiptare ka qene e shenjestruar ne disa prej kabllogrameve te ambasadorit te SHBA-se John Withers. Ne te permendej korrupsioni ne emerimet e ushtarakeve me misione te NATO-s si dhe mbi te gjitha per problemet ne lidhje me tenderimet. Keto pritet te jene pjese e diskutimeve nga ana e opozites. Mesohet se gjithashtu objekt i diskutimeve mes deputeteve te opozites dhe mazhorance me ministrin Arben Imami pritet te jene edhe konkluzionet e fundit te konferences IV Shqiperi-NATO. Ne keto konkluzione qe disponohen nga opozita flitet per mjaft probleme ne ushtrine shqiptare. Keto verejtje u bene prezent kohe me pare dhe nga nenkryetari i Komisionit parlamentar te Sigurise socialisti Ilir Gjoni gjate nje interviste per gazeten Shqip. Mjafton ti hidhni nje sy konkluzioneve te konferences se katert NATO-Shqiperi te mbajtur ne qershor te ketij viti per fat te keq opinioni publik media dhe opozita jane mbajtur ne terr lidhur me keto konkluzione per te kuptuar se sa larg perafrimit me standardet e NATO-s jemi dhe ne cfare derexheje eshte katandisur ushtria jone. Ky material hedh poshte dhe tere makinerine e propagandes se qeverise per arritjet e reformat e supozuara te saj. Materialin opozita e ka ne dispozicion dhe do ta beje shume shpejt objekt te nje debati publik e parlamentar - tha Gjoni ne intervisten e tij. Ndersa mesohet se objekt i kesaj seance degjimore pritet te jete edhe ceshtja e arsimit ushtarak. Ne Komisionin parlamentar te Sigurise dy jave me pare u zhvillua seanca e raportimit te ministrit te Brendshem Bujar Nishani. Per me se kater ore u raportua ne lidhje me situaten e rendit ne Shqiperi si dhe per ceshtjen e emerimeve ne piramiden me te larte te Policise se Shtetit.