PDIU propozon ndarje te re administrative
Sesioni i ri parlamentar dhe paketat me kerkesa dhe oferta qe kane nisur te qarkullojne mes partive duket se i kane dhene shtysen e duhur Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet te paraqese draftin per nje reforme lokale. Paketa me propozime e cila vihet ne jete ne rast votimi te saj ne Parlament u be publike dje nga kryetari i kesaj partie Shpetim Idrizi ne nje takim te drejtuesve te PDIU-se me te zgjedhurit vendore me 8 maj te ketij viti. Nje nga kerkesat baze qe paraqet PDIU lidhet me nje ndarje te re administrative sa i perket edhe madhesise se njesive vendore ne vend. Ne takimin e djeshem Idrizi theksoi se PDIU do te kerkoje amendimin e Ligjit te Gjendjes Civile ne menyre qe te kete nje koncept te qarte per kombesine. Kryetari i PDIU-se tha se amendamentet qe kjo parti ka bere tek ligji i censusit ndalojne dhe abuzimet me ceshtjen e etnise.
PaketaNje nga propozimet baze te paketes se prezantuar dje nga PDIU lidhet me nevojen e nje ndarjeje te re administrative. Ne propozojme nje reforme te qeverisjes lokale qe nis nga zvogelimi i dukurise se copetimit territorial ne njesi te vogla te paefektshme me ane te te cilave smund te behen politika reale ne dobi te qytetarit por vetem shperndarje shperblimesh asistenciale per komunat me te vogla theksohet ne draftin e PDIU-se. Nje tjeter propozim ne kete pakete lidhet me decentralizimin e sherbimeve urbane qe jane te vendosura ne qender por perqendrim te atyre sherbimeve qe meritojne te grupohen ne njesi te medha urbane. Interesant eshte fakti se kerkohet dhe krijimi i disa qendrave urbane dhe administrative ne qytetin e Tiranes dhe rregullimi perfundimtar urban i zonave te periferise se saj nepermjet planeve rregulluese te integruara me gjithe kryeqytetin. Ne do te propozojme fillimin e nje studimi te madh urban qe sheh zhvillimin e integruar te zones se Durresit me ate te Tiranes theksohet ne draftin e PDIU-se. Drejtuesit e PDIU-se shprehen se eshte i nevojshem miratimi i nje ligji ad hoc per kryeqytetin e vendit ne modelin e shteteve perendimore qe e trajtojne ne menyre te vecante qendren me te rendesishme politike dhe demografike te vendit. PDIU eshte e mendimit se politika duhet te miratoje nje reforme ligjore e cila imponon me ligj miratimin e planeve urbanistike brenda nje afati te caktuar per te gjitha qytetet e Shqiperise. Kjo reforme do ti jape fund abuzimit me territorin ne te gjithe republiken shprehin bindjen perfaqesuesit e PDIU-se.
CensusiNe fjalen e mbajtur perpara te zgjedhurve vendore te PDIU-se Shpetim Idrizi theksoi se se shpejti kjo parti do te shikoje mundesine e amendimeve ne ligjin e gjendjes civile pas berjes publike te vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ne do presim vendimin dhe ne varesi te tij do te kerkojme amendimin e ligjit per gjendjen civile ne menyre te tille qe te kemi koncept te qarte dhe objektiv te kombesise e cila saktesohet vetem ne zyren e gjendjes civile mbi bazen e dokumenteve dhe jo mbi baze veteshpalljesh momentale te frymezuara nga emocionet apo nga shtrengesat e tranzicionit theksoi Idrizi. Sipas tij PDIU do te behet garant per amendamentet e kesaj force politike ne ligjin e censusit.