Aleanca Kuq e Zi: Qeveria nuk i quan shtetas të vet emigrantët
Share
Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar qeverinë gjatë ditës së sotme se tashmë i ka braktisur emigrantët që ndodhen pothuajse në të gjithë botën.
Për të pasqyruar këtë, Aleanca ka theksuar se qeveria la jashtë procesit të censusit emigrantët duke i harruar shtetasit e saj jashtë kufirit, ndërsa i përdor ata vetëm për shifra turistike.
Prej 21 vitesh emigrantëve u mohohet e drejta e votës. Pas 21 vitesh nuk dihet sa shqiptarë kanë ardhur dhe sa kanë ikur nga vendi, thekson AK-ja, ndërsa kërkon reformë radikale në stragjinë e trupit diplomatik për të mbrojtur emigrantët.
Aleanca ka thënë se mbrojtja e të drejtave të emigrantëve është një detyrim kushtetues i qeverisë, gjë që kjo e fundit nuk e ka bërë deri më tani.