E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

Share

Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur sot të mos rrisë çmimin e energjisë elektriket për konsumatorët të paktën për 3 vjet.

Në mbledhjen e sotme, bordi drejtues i ERE-s ka vendosur të mos ndryshojë asnjë tarifë ndërsa ka lënë të njëjtë edhe çmimin për tarifën mesatare.

Kërkesa për rritjen e energjisë u bë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja ndërsa ERE ka theksuar se parësore mbetet interesi i konsumatorit.

Në takimin që u zhvilluar më datën 30 Nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.

Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndareje me rreth 4.6 lekë për kë/orë ose me 0 lekë nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.

Ndërsa Operatori i Sistemit të Trasmetim kërkoi gjithashtu një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë më justifikimin se do të investohet në rrjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›