Shkel 1.500 herë Kodin Rrugor, gjobë 90 mijë euro
Share
Një qytetare angleze ka marrë një gjobë rekord në Firence të Italisë. Ajo do të duhet të paguajë plot 90 mijë euro për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. Dhe, duhet thënë se nuk i ka shkelur vetëm disa herë rregullat, por plot 1500 herë brenda një periudhë jo shumë të gjatë.
Policia e Firences bëri me dije se zonja që ka marrë këtë gjobë është një 62-vjeçare, që ka në pronësi një Benz dhe jeton në Firence.