Aleanca Kuq e Zi Qeveria po rrezikon 13 milione USD ne nje proces qe mund te deshtoje
Nje dite perpara nisjes se procesit te censusit perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi theksojne se qeveria po rrezikon shume sepse vetem nje vije e holle e ndan procesin nga deshtimi i plote. Ne nje prononcim per Shqip nje nga aktivistet kryesore te kesaj levizjeje Endri Shabani thekson se eshte e cuditshme sesi qeveria shqiptare rrezikon me 13 milione dollare ne nje proces i cili si rezultat i pyetjeve per etnine dhe fene eshte ne prag te deshtimit te plote. Une e gjykoj absurde venien ne rrezik te te gjithe ketij procesi ku do te shpenzohen rreth 13 milione dollare vetem e vetem per dy pyetje qe nuk i pranon as populli dhe as Kushtetuta. Shpresoj te jem i gabuar ne perceptimin tim qe procesi i regjistrimit te popullsise dhe banesave eshte ne zgrip dhe nje vije e holle e ndan nga deshtimi per shkak te mosbashkepunimit qytetar - theksoi Shabani ne lidhje me procesin qe do te nise sot dhe do te zgjase per tri jave. Sipas perfaqesuesit te Aleances besimi se procesi mund te deshtoje vjen nga fakti se regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare eshte ne kundershtim me vullnetin e pjeses me te madhe te shqiptareve. Vetem ne si Aleance Kuq e Zi kemi mbledhur dhjetera mijera firma te qytetareve shqiptare te cilet e kundershtojne kete proces - thekson Shabani duke paralajmeruar keshtu nje reagim agresiv te qytetareve shqiptare ndaj ketij procesi. Nga ana tjeter Shabani shprehet skeptik edhe per sa i perket aftesise se qeverise per te gjobitur ata persona te cilat genjejne per etnine e tyre. Une mendoj se gjobat per ata qe kryejne deklarim te rreme jane nje mase e cila do te jete veshtire te aplikohet dhe kam frike se e gjithe kjo eshte nje demagogji politike qe synon tu hedhur hi syve shqiptareve - thekson nje nga drejtuesit e Aleances Kuq e Zi. Megjithate Endri Shabani shton se efikasiteti i gjobave do te gjykohet kur te dhenat e regjistrimit te krahasohen me te dhenat e regjistrit te gjendjes civile. Perputhshmeria ose jo e rezultateve te regjistrimit me te dhenat objektive te regjistrit te gjendjes civile do te na tregojne qellimin e ketij regjistrimi dhe efektin e masave te tilla si gjoba - thekson Shabani. Gjithashtu ai shtoi se abuzimet qe priteshin te beheshin me kete proces u pane shume qarte nga qendrimi i minoritareve per ta bojkotuar censusin. Imagjinoni vetem ideja se ai qe genjen mund te ndeshkohet i ben ata qe te terhiqen nga procesi cka do te thote se qellimi i tyre ne kete proces eshte qe te genjejne me kombesine e tyre. Nese ata vertet jane te interesuar per evidentimin e minoritetit grek ne Shqiperi atehere duhet te ishin te kenaqur me kete formular - shprehet aktivisti Kuq e Zi per qendrimin e minoritareve ne kete proces. Sipas tij Aleanca nuk do ta ndale aktivitetin e saj edhe gjate diteve kur do te zhvillohet ky regjistrim ndonese nuk pranon te jape detaje ne lidhje me menyrat e protestes qe pritet te vazhdoje. Do te keni mundesi ta ndiqni por te jeni te bindur qe do te bejme gjithcka na takon si qytetare te ndergjegjshem te ketij vendi - theksoi Shabani duke premtuar vijimin e rezistences ndaj deklarimit etnik dhe fetar.