E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, merret në shqyrtim kërkesa e Palestinës

këshilli i Sigurimit OKB

Komisioni i Këshillit të Sigurimit është mbledhur për herë të parë për të diskutuar mbi kërkesën e Palestinë për tu bërë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Takimi që u zhvillua të premten, erdhi një javë pa dorëzimit të kërkesës nga ana e presidentit Mahmoud Abbas.

SHBA dhe Izraeli vazhdojnë të insistojnë se para anëtarësimit duhet të arrihet më parë një marrëveshje paqeje.

Ambasadori i Francës Gerard Araud tha se për këtë vendim do të pyeten ekspertët nëse kërkesa e Palestinë plotëson kriteret e statutit të OKB-së.

Ky proces pritet të bëhet javën e ardhshme para takimit të ardhshëm të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori i Indisë vend i cili është pjesë e KS-së, Hardeep Singh Puri është shprehur se vendi i tij e mbështet kërkesën.

Kërkesa e Palestinë në Këshillin e Sigurimit ka nevojë për një shumicë të thjestë, tetë vota nga 15 gjithsej, në mënyrë që kërkesa më pas të kaloi për miratim në Këshillin e OKB-së.

Më pas që Palestina të bëhet anëtare e OKB-së duhet të marrë 2/3 e votave të 193 anëtarëve të kësaj organizate.

Anëtaret e Këshillit të Sigurimit në OKB janë: Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA të përhershme, plus 10 të përkohshmet Bosnje-Hercegovina, Brazil, Gabon, gjermani, Indi, Liban, Nigeri, Portugali dhe Afrika e Jugut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›