Thellim bashkëpunimi me Kuvajtin

Ambasadori kuvajtian, duke folur për misionin e tij diplomatik në Shqipëri vlerësoi energjinë e popullit shqiptar ndërsa e konsideroi një nder, çuarjen përpara të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
Ai shprehu interesin e investitorëve kuvajtjanë, për të qenë prezent në Shqipëri. "Ardhja e investitorëve, tha Kryetarja e Kuvendit, është promovimi më i mirë për vendin tim, për potencialet e tij, për klimën miqësore ndaj biznesit, për sigurinë e investimeve. Mes Kuvajtit dhe Shqipërisë janë në fuqi rreth 9 marrëveshje, të cilat janë një bazë shumë e mirë për projekte konkrete bashkëpunimi."
Topalli tha se ndihet shumë mirë që marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve kanë ecur përpara. Në këtë kuadër ajo shprehu kënaqësinë që kryeparlamentari i Kuvajtit, Jassem Al-Kharafiiu do të vizitojë pas pak ditësh Tiranën, vizitë që sipas saj do ta çojë më tej bashkëpunimin mes dy parlamenteve dhe dy vendeve.
Nga ana e tij, ambasadori i Kuvajtit theksoi se shkëmbimet e shpeshta parlamentare janë tregues i një niveli shumë të mirë bashkëpunimi. /Start/
2011-09-30 17:12