Aleanca “Kuq e Zi” mbërrin në Fushë Krujë

Përfaqësuesit e Aleancës “Kuq e Zi”, kanë mbërritur sot në Fushë Krujë, ku kanë ftuar gjithë qytetarët të nënshkruajnë peticionin kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnije dhe feje.
Numri banorëve që kanë treguar interes për këtë peticion është shumë i madh ndërsa përfaqësuesit e aleancës “Kuq e Zi” kanë theksuar se çdo nënshkrues ka qënë i pajisur me kartë identiteti për të pasur një peticionin sa më të rregullt.
“Do shkojmë në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë theksojnë përfaqësuesit e aleancës duke i bërë thirrje qytetarëve të firmosin peticionin për të mbrojtur harmoninë fetare dhe etnike në vend.
Aleanca “Kuq e Zi” prej ditësh ka nisur turin e saj në qytete të ndryshme të vendit duke ftuar qytetarët të nënshkruajnë peticionin që pritet t`i paraqitet parlamentit me kërkesën për ndryshimin e ligjit për gjendjen civile.