E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, përkujtohen demonstratat e vitit 1981

Përkujtohen në Tetovë demonstratat e vitit 1981. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast Kryetari i Këshillit organizativ të kësaj Akademie të quajtur “30 pranvera frymëzim”, deputeti Xhevat Ademi ka përkujtuar të rënët dhe studentët e vitit 81.

"Ai brez studentësh, dolën ballë për ballë diktaturës dhe makinerisë shtypëse të ish-Jugosllavisë për liri të drejta dhe shtet të pavarur të Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi të cilët për 30 vjet u angazhuan për çështjen shqiptare”, deklaroi Ademi.

"30 pranvera frymëzim" sipas këshillit organizativ të kësaj akademie mbarëshqiptare është një kujtim për të gjithë ata veprimtarë, studentë e të burgosur politikë, luftëtarë kryengritës e politikane te sotëm, të cilët për 30 vjet u angazhuan për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për të madhëruar heroizmin dhe dashurinë për liri të studentëve të 1981.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin frymëzuesit e këtyre demonstratave si dhe shumë personalitete të larta të kombit dhe skenës politike në trevat shqiptare si, Sabri Godo, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, Xhavit Haliti, Nait Hasani, Ali Ahmetiti, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Bejtulla Ademi, Shpetim Pollozhani, Hysni Shaqiri, Kastriot Haxhirexha, Merxhan Avdyli etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›