Sqarim lidhur me lajmet e mediave se Berishën nuk e ka takuar askush ne Bruksel
Nja dy-tre gazeta antiqeveritare (që u hëngërt miu kabllin e korrentit) kanë publikuar lajme sikur kryeministrin Berisha nuk e kanë begenisur liderët e pranishëm në Bruksel në një takim të Partive Popullore.
Në pamje të parë duket sikur askush nga kryeministrat nuk ka dashur ta takojë Berishën por në fakt e vërteta është ndryshe pasi Berluskoni, Merkel apo vetë Barroso kanë dashur ta takojnë pa u parë nga të tjerët.
Të gjithë kërkoni një takim të vecantë me kryeministrin historik siamez të shqiptarëve pasi ishin kurioz të dinin se cili ishte sekreti i mosprekjes së Shqipërisë nga kriza.
Të gjithë donin të dinin se si mund të rriteshin rrogat nga muaji në muaj apo se si mund të lulëzojë një shtet që raportet e nxjerrin si të korruptuar, apo si tja hedhësh gjyqeve të videove e Gërdecave.
Por asnjë lider nuk ka dashur që të bjerë në sy të kolegëve europianë sikur po kërkonte këshilla nga Berisha.
Dhe kështu duke u ruajtur nga njëri-tjetri, asnjë kryeministër nuk pati mundësinë e artë dhe të florinjtë të takonte kryeministrin Sali. Këtë fakt, gazetat opozitare e publikuan sikur Berisha ka folur me vete ne Bruksel.
I vetmi që nuk pati turp ishte presidenti i Azerbajxhanit, i cili për inat të Europës, e ftoi kryeministrin Berisha për një vizitë në Azerbajxhan por përfitojmë nga rasti të themi se nuk është e vërtetë që presidenti i Azerbajxhanit ka kërkuar të marrë me qera Ristanin e KQZ.
Gjithsesi Këshilli i Ministrave.org thekson se kryeministri Berisha ka kontakt të vazhdueshëm me të gjithë homologët e tij europianë pasi të gjithë ata ja dinë adresën e tij personale në Facebook.
Të mos harrojmë se vendimi i presidentit amerikan Obama për tërheqjen e trupave nga Afganistani u mor pas një konsulte disa orëshe ne Facebook me Komandantin Suprem të Gardave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral-Kolonel Sali Berisha.
Keshilliministrave.org