E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca KuqeZi, kundërpedal i prapësive politike?

Nga Arben Manaj

Ndryshe nga shumë forca të reja politike, debutimi i Aleancës KuqeZi në skenën politike shqiptare, është pritur përgjithësisht mirë, por edhe me një lloj dyshimi dhe pritshmërie për atë se si do të dal në zgjedhjet e ardhshme.

Shumica  prononcimeve dhe denoncimeve të saj kanë prekur akordet e zemrave të shqiptarëve , për shkak të përputhshmërisë së ndjesive që kanë shumë prej tyre me ato cka Aleanca formulon në publik.

Zëri i saj ësht렠një thyerje dhe shkundje e admirueshme e letargjisë politike të viteve të fundit e shoqëruar me genjeshtra  dhe zhgënjime, me inaktivitet  dhe adoptim të rrezikshem me status-quo-n frymëmarrëse.

Lindja e kësaj force apo fryme politike  të paprovuar, vetvetiu është pritur edhe më këmbët e para nga ata që ajo sfidon dhe fton në duel.  Kuqezinjtë pa mbushur muajin u bën faqezinj,  sic ndodh shpesh kur dikush shahet, pasi nuk përballohet dot me argument ose kundër-argument.

Risia e një force të tillë agresivisht mjaft artikuluese, ka tërhequr edhe paralelizma me forca të tjera të cilësuara nacionaliste në Ballkan.  

Shkaku ndoshta  është se pak forca të tjera politike në Shqipëri nuk kanë arritur deri më tani me kaq efektivitet, fuqi dhe argument të prononcohen imponueshëm për shumë prapshtira dhe deformime  të identifikuara  në politika decisive pastërtisht  kombëtare dhe në raport me fqinjët,  të cilët mbesin të pandryshuar në objektivat dhe qëllimet e tyre, sesa në mënyra dhe forma me të sofistikuar për finalizimin e strategjive të tyre të kahershme.

Risia e  kuqezinjve qëndron edhe në përqafimin evident popullor të misionit të saj, por edhe në disa nga figurat simbol të kësaj Aleance.

Me një PR të admirueshëm dhe ofensive mediatike konstante ,  Aleanca KZ, ka arritur të bëhet imponuese në debatin politik në vend, sa përmes anatemimit dhe identifikimit të problemeve, shpesh  aq edhe  dhënies së terapisë kuqezi për sëmundjet e shoqërise dhe anomalite e saj demokratike.

Por më shumë sesa konstatime prapësish,  elektorati  i dërmuar shqiptar, normalisht  është më i vëmendshëm ndaj rrugëzgjidhjeve realiste për shqetësimet dhe proekupimet e jetës së përditshme.

Ka qëlluar që edhe disa nga politikat dhe synimet e saj të tingëllojnë,  debatueshëm,  paksa utopike  dhe infantile në realitetet politike dhe dipllomatike të kohëv moderne.

Shkak  mund të jetë edhe  kompleksiteti i vetë problematikës, që në retorikë është shumë me më i lehtë kur je në opozite ,  sesa në përditshmërine e qeverisjes, politik-bërjes dhe dipllomacisë moderne, sic është rasti i cështjes came.

Sakaq, në fusha të tjera, politikat e saj dukshëm janë shumë më realiste se cdo ofertë opozitare në vënd, por edhe të aplikueshme lehtësisht  nga cdo qeveri e ndershme dhe e përkushtuar.

Por gjithësi, kjo Aleanca ka arritur të prezantohet me disa figura mjaft popullore dhe  të respektuara, sic padyshim është, simboli i shqiptarizmës, i mirënjohuri Myslym Pasha,  Pashait shqiptar të limaneve dhe ujrave shqiptare.

Lufta dhe kontributi i tij në cështjen e kufirit detar me Greqinë, personalisht mendoj se e ka ngjitur atë në piedestalin e burrave të nderuar dhe të respektuar, Heronjve të gjallë të kombit.

Energjia dhe aritikulimi padoreza i drejtuesit të saj Kreshnik Spahiut, e kanë bërë atë në sytë e shumë shqiptarëve modelin e politikanit të ri, ndërkohë për kundërshtarët konsiderohet një riciklim  i ardhur nga skalionet e vjetra të pushetit të sotëm.

Padyshim ndër figurat e kësaj force spikat edhe Lisien Bashkurti  me eksperiencën politike dhe qartësinë në analizat dipllomatike dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare .

Por aq sa të rëndësishme janë figurat dhe personalitetet e cdo force të re, po aq vendimtare  besoj është edhe aftësia për të mbajtur të angazhuar, e motivuar përkrahësit e saj, që kjo force, pretendon se janë nga të papërfaqësuarit e derisotëm në shumicë numerike.

Aleanca ka nevojë për atë që në anglisht quhet  the benefit of the doubt , që e perifrazuar, do të thot렠mos të paragjykohet  apriori ose  thënë ndryshe së bashku me  dyshimin po u japim dhe shansin që të na bindni ose zhgënjeni. 

Të qënit në opozitë, përgjithësisht është shumë m렠e lehtë, sesa kur vesh këpucët e pushtetit.  Por, është edhe më e vështirë, kur je rishtar,  e  duhet të bindësh me opsionet që parashtron për të marrë votën, se do të jesh në gjëndje të performosh duke realizuar diferencën , nesër  në pushtet, qoftë i vetëm, qoftë në aleancë.

Vetkuptohet që Aleanca ka shumë të panjohura.  Është shumë herët të gjykosh sot për mbështetjen reale të kësaj force nga demostrimet dhe mitingjet publike, pasi personalisht kurrë nuk besoj se ato tregojnë vërtetësisht forcën reale të ndonjë force politike. 

Janë të heshturit, në dukje të painteresuarit, jo-partizanët e paangazhuar publikisht, ata që janë shumica përcaktue

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›