E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akcizat rrjepëse, nxitje e evazionit fiskal

Nga Xherona Lika

Synimi dhe përpjekja për të mbushur buxhetin teorikisht nga njëra anë dhe mosnjohja e realitetit ekonomik, financiar e fiskal nga ana tjetër, bënë që në Shqipëri të fiksohen kuota vlerash arbitrare të akcizave, duke provokuar nga ana e firmave fshehje të prodhimit, ose evazion fiskal.

Evazioni fiskal, si dukuri e korrupsionit të përgjithshëm në ekonominë e vendit tonë, në këtë periudhë të zgjatur të tranzicionit, priret jo vetëm nga morali për të përfituar, por mbi të gjitha nga adoptimi i ligjit jo në kushtet reale të traditës historike, të mentalitetit, tranzicionit dhe të mos-manovrimit të zhdërvjellët të infrastrukturës fiskale. Rezultati i këtyre fenomeneve negative financiare, ka lidhje me faktin se një pjesë e mirë e konsiderueshme e firmave shqiptare, sidomos ato me akcizë, janë viktimë e një të vërtete të pa thënë, që … po të paguhen të gjithë taksat e shtetit, ne jo vetëm që nuk fitojmë, por dalim me humbje.

Logjikisht, lind pyetja: A është bërë ndonjë studim nga sistemi fiskal, nëse çmimi i shitjes i pëgjigjet realisht formulës së biznesit Vlera= Kosto+Taksë Fiskale+Fitim? Apo tjetra pamje: Mos vallë, çmimi praktikisht është më i vogël se vlera e mësipërme e llogaritur e parashikuar? Praktikisht në botën ekonomike, fiskale dhe atë të biznesit shqiptar, madje dhe prej institucioneve fiannciare shtetërore ligjvenëse, planizuese, urdhëruese e mbikqyrese, nuk njihet, nuk dëshirohet e nuk synohet të njihet ky realitet i mbrapsht dhe shkatërrues.

Të gjithë bëjnë plane. Për më tepër, buxheti llogaritet me vlera teorike akcize të grumbulluar, pa ditur dhe pa përcaktuar më parë, qoftë edhe përafërsisht masën e deklarimit.

Me hyrjen e në ekonominë e tregut 20 vite më parë, Shqipëria ndjeu si nevojë emergjente, të adoptojë ligjet perëndimore në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe konkretisht në sektorin fiskal. Për zbatimin e këtyre ligjeve tek ne, jo vetëm që nuk kishte përvojë, por dhe modeli detyrues i traditës tatimore ishte i panjohur. Evropa Perëndimore, në realitetin e saj i zbatoi këto ligje për një periudhë shumë të gjatë, duke ju nënshtruar kërkesës dhe ofertës. Kjo solli harmonizimin dhe mirëkuptimin efiçent të trekëndëshit të prodhim-tregut: çmim-kërkesë-ofertë. D.m.th, produkte e prodhime të kërkuara në treg, u specializuan maksimalisht me efektivitet prodhimi të lartë, duke realizuar kosto të ulëta prodhimi.

Këto kosto u tatuan me vlera taksore më të larta, për të ekuilibruar ligjin ballafaques ne treg: kërkesë-ofertë dhe për të siguruar të ardhurat e nevojshme të buxhetit, për permirësimin e gjendjes ekonomike. Në këto raste është manovruar shumë me zarin e AKCIZËS, që për vende të ndryshme evropiano- perëndimore, ndryshon në bazë të praktikave të interesit dhe të traditës nacionale që ata kanë në tregun e brnedshëm e atë të import-eksportit.

Në vijim të kësaj përvoje, u futën dhe vendet lindore që dolën nga ekonomitë e centralizuuara socialiste, mes tyre konkretisht në këtë ndryshim ekonomik historik, u përfshi dhe Shqipëria. Por tek ne, punët u bënë pa mend, u bënë me shpejtësi e pa skemë të detajuar dhe funksionale fiskale. Një skemë e tillë e pastidiuar ligjore, shkaktoi dhe nxiti një praktikë bllokuese e shkatërruese për biznesin e cila vazhdon të veproj dhe sot në disa sektorë të prodhimit dhe tregut të lirë, sidomos tek pijet, ushqimet, karburantet, barnat mjekësore, makineritë dhe lëndet e para bazë të prodhimit, import-eksportet etj, duke favorizuar monopolet.

Ndryshe nga Shqipëria, në disa ish vende të lindjes, punët nisën dhe ecën e po ecin më ndryshe, më normalisht në ndërtimin, ligjësimin, zabtimin dhe funksionimin e poltikave fiskale. Psh, për shkak nivelit të ulët të jetesës dhe mentalitetit të vjetëruar fiskal, në disa vende të ish-ekonomive socialiste, pas futjes në ekonominë e tregut, akcizat janë vendosur nën një kontroll më të rreptë teknik, për të mos prodhuar evazion galopant. Janë përcaktuar nivele të pagueshme taksash dhe veçanërisht, akciza për të realizuar objektivin e thithjes optimale të tyre nga shteti, për të realizuar jo vetëm të ardhurat e buxhetit (në dukje më të ulta), por dhe për të krijuar një atmosferë anti-evazioniste.

Konkretisht Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe së fundi edhe Jugosllavia, i ulen tatimet e jashtëzakonshme dhe akcizat deri në nivelin e aftëssië dhe mundësisë reale paguese, por dhe nevojave të buxhetit, duek kontroluar deklarimet e prodhuesve. Kjo skemë dhe praktikë i imponoi prodhuesit të gjendeshin përpara përgjegjësisë morale e zyrtarisht fiskale, për të ulur ndjeshëm evazionin fiskal. Faktet flasin për një realitet të tillë. Po ndalemi me fakte nga Shqipëria: Në vitet 1995-1996, u ulën akcizat në nivelin 10%. Kjo ulje provokoi deklarime mjaft më të mëdha. Veprimi i bërë, krijoji mendimin dyshues e të frikshëm një gropa e thellë e bosh financiare në buxhet po mbushej në një periudhë shumë të shkurtër. Por më pas pas kjo taksë u rrit në nivele të larta, me synimin për të zgjidhur kërkesat e buxhetit dhe nivelit të evazionit.

Realisht, sot në vendet e ish-lindjes, akcizat lëvizin nga 15-25% të kostos. Por çfarë ndodh tek ne? Dëshira dhe përpjekja për të mbushur buxhetin teorikisht nga njëra anë dhe mosnjohja e realitetit shqiptar, bënë që të fiksohen kuota vlerash arbitrare të akcizave. Kjo situatë lufte shtet-prodhues, apo tregëtues, ka provokuar dhe arritur të nxit firmat të punojnë me dy plan-buxhete: një për fitimet reale të tyre dhe një për tia paraqitur shtetit për shlyerjen e detyrimeve tatimore e fiskale. Në gjuhën e ekonomisë, kjo quhet: Fshehje e prodhimit, ose evazion fiskal i i paramenduar, i inskenuar dhe i praktikuar nga prodhuesit dhe tregetarët. Por në rastin konkret, i nxitur prej masave dhe ligjeve fiskale të miratuara e të aplikuara nga shteti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›