E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca KuqeZi protesta në gjithë Europën për votën e emigrantëve

Share

Aktivistë të Aleancës Kuqezi organizuan ditën e sotme disa protesta të sinkronizuar në disa vende të ndryshme të Europës ku ka shqiptarë, në mbrojtje të votës së munguar prej 22 vjetësh të emigrantëve, raporton Shqip.

Përfaqësuesit e kësaj partie politike kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj regjimit dy partiak në Shqipëri, PD dhe PS, të cilët sipas tyre, për më shumë së 20 vjet me radhë kanë mashtruar emigrantët shqiptarë, duke mos u krijuar në asnjë rast mundësinë që ata të votojnë.
Sipas aktivistëve të AK, protesta paqësore nga përkrahësit e kësaj partie ka pasur në Roma, Londra, Bruksel dhe kryeqytete të tjera të Europës, ku qindra vetë kërkuan që çdo shqiptar të ketë të drejtë të votojë, pavarësisht vendit ku ai banon.

Protesta e Aleancës Kuq e Zi ngrihet kundër parlamentit dyngjyrësh të Shqipërisë, i cili prej vitesh në marrëveshjen mes PD e PS po i mohon prej 22 vitesh të drejtën e votës, afro 2 milionë emigrantëve, thotë përfaqësuesi i AK. Sipas AK, ky pushtet dhe ata paraardhës,  vetëm sa i kanë vjedhur artificialisht votat e emigrantëve shqiptarë, duke hedhur vota për veten e tyre në emër të emigrantëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›