Burg shqiptarit, përdhunonte e vidhte plakat

Policia greke, foto arkiv
Një 33-vjeçar shqiptar u dënua me 19 vjet burg në Greqi, i cili akuzohet për vjedhje dhe përdhunime të grave të moshuara në Thesprotia.
33-vjeçari shqiptar hynte në shtëpitë e të moshuarave dhe pasi i qëllonte dhe i keqtrajtonte, i përdhunonte, u rrëmbente paratë dhe sendet me vlerë dhe zhdukej. Këtë histori e ka përsëritur me katër gra.
Katër viktimat e tij, të cilat i kishte vjedhur e përdhunuar, ishin mbi 75 vjeçe. /E.L/