Gara për kreun e FRESSH, kandidatët shpalosin plaftformat

Ndërsa kanë nisur fushatën e përballjes së platformave për kryesimin e FRESSH-it nëpëmjet debatit publik për 6 kandidatët e përzgjedhur shpalsoin për “Ora News” vizionin e tyre për forumin rinor më të rëndëishëm të PS-së.
Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali shohin tek FRESSH një armë të fortë për zgjedhjet e 2013 e kërkojnë mbështetje nëpërmjet premtimeve konkrete që lidhen me problemet kryesore të rinisë sot, nga punësimi tek arsimimi.
Për shumë prej kandidatëve për kreun e FRESSH problemi kryesor në drejtimin e forumit gjatë këtyre viteve ka qenë mungesa e organizmit, e aktiviteteve dhe deri tek përçarja brenda anëtarëve.
Për një muaj rresht kandidatët do të udhëtojnë në 36 rrethe, per të prezantuar platformat e tyre, ndërsa më 12 qershor do të zhvillohet Kongresi Kombëtar i FRESSH-it në Tiranë, ku do të zgjidhet dhe kryetari. Nëse i kthejmë sytë nga e shkuara gara prë kreun e FRESSH-it merrr një rëndësi të veçantë në kushtet kur një pjesë e figurave drejtuese të forumit rinor socialist, si Pandeli Majko apo Ilir Meta kanë mbajtur poste të larta kur qeveriste e majta.