E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca KuqeZi proteston kundër shkatërrimit të parkut nga Basha, përplaset me policinë

Share

Aleanca KuqeZi i ka lënë një ultimatum 2 javor kreut të Bashkisë Lulzim Basha për të ribërë Parkun Kombëtar dhe ka paralajmëruar për aksione me radikale për të shpëtuar Tiranën dhe pasuritë kombëtare.

Aktivistë të Aleancës KuqeZi, të cilët dolën për të protestuar kundër prishjes së Parkut Kombëtar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, u përplasën fizikisht me policinë. Kjo e fundit arrestoi pesë aktivistë të kësaj lëvizje, që po protestonin duke vendosur nga një flamur PD-je në çdo pemë të prerë. Ky vend tani do të quhet Rruga: Sëpatat e Bashës, thanë aktivistët e AK.

Aktivistët e AK kanë vendosur flamuj të PD dhe në fadromat që po shkatërrojnë parkun. Policia ka tentuar të prishë protestën e tyre duke argumentuar se protesta ishte pa leje.

Kreu i Aleancës Rinore KuqeZi, Adriatik Lapaj, deklaroi:

Partia Demokratike po e shkatërron Shqipërinë duke i vënë kazmën dhe sëpatën parqeve kombëtare dhe duke grabitur pasuritë e vendit. Qeveria Berisha është shndërruar në një bandë, e cila po plaçkit gjithçka nga pasuria jonë kombëtare. Njeriu që qesh nga mëngjesi në mbrëmje para kamerave, dhe që sot është kryebashkiaku i Tiranës, është vënë në shërbim të mafies së biznesit klientelist dhe po rrënon kurorën e kryeqytetit. Të gjithë ne e dimë me siguri se në këtë zonë jo gjithçka po bëhet vetëm për zgjerimin e rrugës, shumë shpejt kjo zonë do të kthehet në një kantier ndërtimi pallatesh shumëkatëshe. Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por gjithçka duhet bërë duke mbrojtur vlerat ambientale të papërsëritshme që Parku Kombëtar.

Aktivistët e Aleancës KuqeZi deklaruan se: slogani Koha për ndryshim është transformuar në Koha për shkatërrim nga njeriu, i cili qeveris Shqipërinë me duar të pista.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›