E Diel, 1 Nëntor 2026

Po shkonte të blinte akullore, makina përplas për vdekje 7 vjeçaren. Por historia e aksidenteve sndalet me kaq

Share

FOTO ARKIV

Është e frikshme të raportosh për aksidentet në këtë vend. Njësoj si në luftë. Mësohet se sot në Laç ka humbur jetën një vogëlushe 7 vjeçare, si pasojë e një aksidenti në lagjen 2. Viktima është Megi Vokrri. Policia bëri me dije se vogëlushja po shkonte të blinte akullore kur është goditur nga makina.

Por nuk ndalet me kaq. Në mëngjes një makinë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në zonën e Laprakës, me nam të zi për aksidente të tilla. Ibrahim Sadiku u përplas nga një makinë kur po kalonte rrugën. 53 vjeçari gjeti vdekjen në spital.

Po në orët e para të mëngjesit, një makinë tip Golf ra në lumin e Lanës. Çifti i bashkëshortëve që po udhëtonte në makinë ka shpëtuar me plagë të lehta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›