E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca KuqeZi, tubim në Zvicër: Mijëra fëmijë shqiptarë po humbasin gjuhën

Aleanca KuqeZi ka mbajtur një tubim gjatë ditës së sotme në Zvicër, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2012-2013. Aktivistët e kësaj lëvizje kanë uruar nxënësit shqiptarë, ndërsa kanë ndërmarrë një fushatë kundër humbjes së gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve. Aktivistë të AK-së kanë shpërndarë edhe abetare për këta fëmijë.

Aleanca KuqeZi sakaq e ka cilësuar si të patolerueshëm faktin që mijëra shqiptarë që janë në emigracion po humbasin gjuhën shqipe.

Aleanca KuqeZi po zhvillon fushatën me moton Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion, fushatë kjo kundër asimilimit të shqiptarëve. Si pjesë e kësaj fushate ka qenë edhe tubimi i mbajtur gjatë ditës së sotme në Zvicër, një vend ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›