E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Marrja e statusit kandidat? Pyesni politikanët tuaj

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, është takuar gjatë paradites së sotme në selinë rozë me kreun e socialistëve, Edi Rama. Mendohet që biseda është përqendruar rreth integrimit dhe plotësimit të 12 rekomandimeve nga BE-ja.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ambasadori Sekui theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë mbetet në dorë të klasës politike shqiptare, pasi është ajo që duhet të plotësojë 12 kriteret e kërkuara nga Komisionit Europian.

Duhet të pyesni klasën politike shqiptare nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, iu përgjigj ambasadori Sekui pyetjes së gazetarëve.

Takimi mes ambasadorit Sekui dhe kreut të PS-së, Rama, vjen një ditë pasi kryesocialisti Rama u takua edhe me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Filip Riker.

Zyrtari i lartë amerikan i bëri apel klasës politike që të përfundojë gjatë muajit shtator reformën parlamentar, të miratojë ligjin për Gjykatën e Lartë dhe heqjen e imunitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›