Aleanca Kuqezi apel te ri shqiptareve

Aleanca Kuqezi ka reaguar sërish të shtunën lidhur me cështjen e censusit, duke u bërë apel qytetarëve që të marrin pjesë në të.
“Merrni pjesë në regjistrim, Gjykata Kushtetuese i vuri vulën “kuqezi” censusit”, thuhet në një deklaratë të Aleancës.
Grupimi në fjalë ka garantuar qytetarët se do të mbrojë me cdo kusht integritetin, ndryshe nga Parlamenti që shpërfilli 40 mijë shqiptarë.
“Ne do vazhdojmë të mbrojmë në cdo kohë kauzën shqiptare”, thuhet më tej në deklaratën për shtyp.
Dy ditë më parë, Aleanca Kuqezi njoftoi planin e saj për Merrni pjesë në regjistrim, Gjykata Kushtetuese i vuri vulën “kuqezi” censusit. Ne do vazhdojmë të mbrojmë në cdo kohë kauzën shqiptare
Aleanca Kuqezi shtrirjen e veprimtarisë së saj në shtetet ku jetojnë emigrantë shqiptarë.
Përfaqësues të grupimit njoftuan nisjen e operacionit të ri të pagëzuar me emrin “Maratona Kuqezi”, që do të përqendrohet në metropolet kryesore të botës ku jetojnë shqiptarë. Aktivisti Ardit Collaku publikoi kalendarin e kësaj maratone.
“1 tetor në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës, 2-10 tetor në Nju Jork do të ketë tubim të Aleancës në orën 11:00 në Fifth Avenue, më 3-17 tetor në Romë me shqiptarët e Italisë, në orën 18:00 në “Via De Lollis”, Universiteti “Sapienza”, më 4-26 tetor në Tetovë në Universtetin e Tetovës. “Maratona Kuq e Zi” do të mbyllet më 28 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë”, njoftoi Collaku.
Qëllimi i kësaj maratone është promovimi dhe mbrojtja e vlerave kombëtare dhe historike kudo që jetojnë shqiptarë, në trojet e tyre apo edhe në diasporë.
Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi deklaruan se synojnë ta shndërrojnë këtë lëvizje në një rrymë patriotike e cila të vendosë kombin mbi interesat e partive politike.
Regjistrimi
Thirrja e Pollos: Mbështeteni censusin
AK: Grisni faqen për etninë dhe fenë
PDIU: Të amendohet ligji
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Zani Caushi, sherr në burgun e Korcës
I dënuari përfundon në qelitë e izolimit
Divjakë, makina godet për vdekje fëmijën
Kursi, leku humbet terren në shtator
Rrëzohet kërkesa e VV për Veriun