E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev Putin me popullor dhe autoritar


Presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se kishte vendosur të mos garonte për një mandat të dytë pasi parardhësi i tij Vladimir Putin është më popullor dhe më autoritar.

“Por kjo nuk do të thotë se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme ishte i paracaktuar”, ka deklaruar Medvedev në intervistën e parë që nga publikimi i planit për të shkëmbyer postet me Putin.

Synimi i Putin për t’u kthyer në krye të shtetit, post të cilin e ka drejtuar nga viti 2000 në 2008, ka acaruar opozitën e dobët të vendit.

Por zoti Medvedev tha për televizionin publik rus se, qeveria Kryeministri Putin është padiskutim politikani më autoritar në vendin tonë dhe popullariteti i tij është disi më i lartë

Dmitry Medvedev
President i Rusisë e re do të rinovohet me fytyra të reja.

“Do të ketë një rinovim të boshtit të qeverisë, që do të bazohet tek personat e rinj. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Më parë zoti Medvedev kishte kritikuar “stanjacionin” e politikës ruse, që dominohet nga partia Rusia e Bashkuar, duke thënë se po dëmton si pozitën ashtu edhe opozitën.

Por Rusia e Bashkuar ka aprovuar propozimin e Putin që Medvedev të kryesojë listën partiake në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit dhe të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve presidenciale.

Rezultat i pashmangshëm? Në intervistë presidenti aktual i Rusisë tha se vendimi për të shkëmbyer rolet është marrë disa vite më parë, por ai e kishte mbajtur të hapur opsionin për të garuar sërish për president në vartësi të popullaritetit të tij.

Megjithatë, ai theksoi: “Kryeministri Putin është padiskutim politikani më autoritar në vendin tonë dhe popullariteti i tij është disi më i lartë”.

Korrespondenti i BBC në Moskë e komenton intervistën si një përpjekje e Medvedev për të treguar se nuk është një kukull e Putin, që ka mbajtur ngrohtë karriken e presidentit derisa ai të rikthehej në krye të Kremlinit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke
Analizë e BERZH për vendin tonë
Kursi, leku humbet terren në shtator
Pas Topit, familja Konomi letër Berishës
Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Rrëzohet kërkesa e VV për Veriun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›