E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 maji, Rama zhvillon homazhe tek monumenti “Nënë Shqipëri”

Drejtues të opozitës kanë përkujtuar sot 5 majin, ditën e dëshmorëve. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës kanë vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Në fjalën e tij kreu i opozitës theksoi se ëndrra e dëshmorëve të jetë ëndrra për të ardhmen e të gjithëve.

“Lavdi heronjve të këtij të vendi që sakrifikuan për një vend më të mrië, për ëndrra të pastra, ëndrrat e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, ëndrrat që kemi të gjithë detyrime për ti realizuar” theksoi Rama.
 

Më tej Rama theksoi se të gjithë dëshmorët i bashkon ëndrra për një atdhe të përbashkët.
 

“Të gjithë bashkë këta njerëz i bashkon ajo që mbetet sot e gjithë ditën pjesë e pandarë, ëndra për një atdhe të përbashkët që mund të jetë shtëpia e çdo shqiptari” theksoi më tej Rama.

Ndërkohë Presidenti Bamir Topi do të vizitojë sot qarkun e Dibrës ku do të zhvillojë vizita në familjet e dëshmorëve të atdheut ndërsa kryeministri Berisha do të zhvillojë në orën 10:00 homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe do të vendosë kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.
 

Dita e 5 Majit, njihet nga të gjithë, si dita e Dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, vendosur si ditë e shënuar për kombin, nga pushteti komunist, në nderim të 28 mijë dëshmorëve të luftës 1939-1945.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›