Aleanca PS- LSI sondazhi ne Abc News 69 e votuesve kunder
Gjykimi për Aleancën e re politike mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sondazhi i publikuar në faqen e internetit të ABC NEWS, tregon se 69% nga 2250 të votuesve të pyetësorit janë kundër kësaj aleance të re politike mes PS-së dhe LSI-së, ndërkohë qe 23% e mbështesin dhe vetëm 8% janë shprehur në mëdyshje.
Përmes këtij sondazhi duket se bashkëpunimi politik mes Ramës dhe Metës, nuk ka gjetur mbështetje, gjatë këtyre dy javëve pas deklarimit zyrtar për lidhjen e aleancës.
Sondazhi i ABC NEWS, është tregues i opinioneve të shikuesve dhe ndjekësve të saj.
Pas sondazhit mbi aleancën e re politike, televizioni ynë ka nisur një tjetër sondazh, që lidhet me zgjerimin e bashkëpunimit mes PS-së dhe LSI-së. Të gjithë janë të ftuar t’i përgjigjen pyetjes nëse janë dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?