E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth Largohem nga Shqiperia pas zgjedhjeve

Pas dorëheqjes së Denar Bibës nga posti i nënkryetarit të KQZ-së, Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart, ka vetëm fjalë të mira për të thënë në adresë të tij.
“Shpresoja që KQZ të punonte me stabilitetin më të madh, siç e ka pasur deri tani. Unë do doja të theksoja se kam respekt për z Biba dhe vendimin e tij. Për mendimin tim ai ka kontribuar ndjeshëm për krijimin e një atmosfere konstruktive për krijimin e në klime teknike për procesin zgjedhor. Përshëndes atë dhe anëtarë të tjerë dhe jam i sigurt se do na marrë malli për të. Dhe unë jam i bindur dhe shpresoj të ketë një të ardhme të mirë profesionale në të ardhmen sepse ai e meriton”.

Në këtë moment kur debate politik ka arritur kulmin, Eugen Volfart konfirmon se do të largohet nga Shqipëria. Por kjo do të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve.
“Unë jam diplomat gjerman, kam 3 vjet këtu dhe zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, më ka ofruar një post shumë të mirë që asnjë diplomat në fakt nuk do e mohonte dhe unë e kam pranuar dhe se lëvizja bëhet brenda këtij viti.
Unë do doja të theksoja se do të rri edhe për zgjedhjet. Ndoshta ka nevojë për një sqarim se ka pasur dhe orientime ç’orinetuese se nuk jam unë që shkruaj raportin e ODIHR, duhet të jetë e qartë për të gjithë që vëzhguesit e ODIHR raportojnë dhe shkruajnë raportin. Ata janë me mandat të caktuar. Kjo është puna e tyre, por do ecë krah për krah me mandatin tonë dhe do jetë në shërbim të popullit shqiptar”.

Pavarësisht dorëheqjeve të anëtarëve të KQZ-së, Volfart shpreson që procesi zgjedhor të mos cënohet. Ai thotë se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzisht dhe të bëjë më të mirën e të ndajë politikën nga organe apolitike siç është KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›