E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca me LSI, Majko: Nuk i hem dot “derrit daje”

Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i Partise Socialiste, Pandeli Majko, nuk eshte shume optimist per koalicionin me Levizjen Socialiste per Integrim. I njohur per kritikat e tij kunder ketij koalicioni, Majko ka shtuar edhe me tej dozen e mosbesimit, duke u shprehur se ai mund te heshte per kete koalicion, ne interes te PS-se, por nuk mund t’i thote “derrit” daje. “Une hyj tek njerezit, qe per hir te familjes sime politike di te hesht, por jo t’i them “derrit” emrin “daje”. Ne 23 qershor une do te punoj per fitoren e Partise Socialiste. Kjo eshte “historike” per mua dhe shume socialiste te tjere. Dhe pa diskutim qe nuk jam vetem ne kete opinion qe po shkruaj. “Historikja” e opozites sipas meje fillon me largimin e qeverise aktuale”, shprehet Majko ne nje reagim ne rrjetin social “Facebook”, gjate dites se djeshme. Reagimi i Majkos ka ardhur, sic shprehet vete ai, pas deformimit qe i eshte bere nga media nje fjalimi te mbajtur dy dite me pare, ne nje takim me emigrantet ne Larisa te Greqise. Majko shprehet se ai asnje here nuk e ka quajtur koalicionin PS-LSI, si nje “zhvillim qe e thirri ne skene historia”. Majko shprehet se “mund te kem thene mjaft keto dite prilli, por jo kete deklarate qe citon si titull”, nje e perditshme. Deputeti Pandeli Majko, ka qene nje nga zerat e pare kritike te koalicionit me Levizjen Socialiste per Integrim. Ne daten 1 prill, kur u be publik dhe afrimi i LSI-se me PS, Majko u shpreh se do te preferonte me mire koalicionin e 21 janarit, sesa ate te nje prillit. “Gezuar 1 prillin, diten e politikaneve qe nuk u bene kurre te tille, por ju dorezuan shenjes se kesaj date. Te genjesh nje popull, eshte faj. Ta lesh ate pa te drejten e zgjedhjes midis te vertetes dhe genjeshtres eshte drame e maskarenjve pa principe te politikes. Kjo eshte arsyeja qe besoj se genjeshtra kujtohet, por nuk festohet. RILINDJA e se vertetes eshte shpresa per neser. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo ate te 1 prillit”, eshte shprehur Majko, pak ores pas vendosjes se koalicionit mes PS dhe LSI. Nderkohe ne takimin e zhvilluar me emigrantet ne Greqi, Majko ka theksuar se fitorja e PS-se duhet te jete historike per Shqiperine, pasi do te beje te mundur realizimin e programit per zhvillimin e vendit. “Ne 23 qershor nuk do te vendoset thjesht fati i PS, do te vendoset fati i Shqiperise. Duhet te vini ne Shqiperi jo me nje vote per PS, por me nje plan per Shqiperine”, eshte shprehur Majko. Deputeti Majko eshte shprehur se ata qe kane dyshime per koalicionin le te vijne te votojne, pasi vota qe ata do te japin eshte per Partine Socialiste dhe programin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›