E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Koncesionet, leva e Arkimedit per zhvillim

Kryeministri Berisha pershendeti dje pasdite, Konferencen me teme “Shtatkraft ne Shqiperi dhe projekti i Hec te Devollit”, organizuar nga kompania norvegjeze Shtatkraft per prezantimin e axhendes se saj lidhur me ndertimin e Hec-ve ne kaskaden e Devollit.

Ne aktivitetin ku merrnin pjese kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ambasadori i Mbreterise se Norvegjise, Jan Braathu, zv/presidentja e Shtatkraft per hidrocentralet, Tima Iyer, perfaqesuesit e kompanise Devolli Hydropower, si dhe te ftuar te tjere, Berisha theksoi se “prania e kompanise prestigjioze Shtakraft ne vendin tone perben nje ngjarje te madhe te gjithanshme per Shqiperine, zhvillimin e saj dhe zhvillimin e energjise se rinovueshme ne vend”.

Kryeministri u shpreh se ky investim, i cili e vendos Shqiperine ne harten e projekteve te medha te kompanise Shtatkraft eshte nje apel i fuqishem per te gjitha kompanite e tjera norvegjeze dhe jonorvegjeze per te konsideruar ne menyren me serioze investimet ne Shqiperi, ne fushen energjetike dhe ne fusha te tjera.

Berisha vleresoi se per Shqiperine, prania, vendimi i Shtatkraft te Norvegjise per te nisur investimet ne Kaskaden e Devollit eshte lajmi me i mire dhe shenon investimin me te madh ne fushen e energjise te bere ndonjehere ne vendin tone, shenon nga ana tjeter, pranine, ndertimin e kesaj kaskade nga kompania me e madhe e fushes ne Evrope dhe ne bote sic eshte Shtatkraft, kompania qe ka eksperiencen me te pasur ne ndertimin e Hec, menaxhimin me te pasur, me te suksesshem te tyre. Ne kete kontekst, - tha z.Berisha, - prania e Shtatkraft perben nje ngjarje te madhe te gjithanshme per Shqiperine, zhvillimin e saj, zhvillimin e energjise se rinovueshme ne vend.

Duke folur mbi koncesionet Berisha tha se ato jane leva e Arkimedit per te shnderruar ne vlera pasurite ujore dhe pasuri te tjera te vendit. “Shekuj e shekuj Devolli dhe ujerat e tij dhe ujerat e lumenjve te tjere jane derdhur ne det te fjetura dhe te pavlere. Ne ndertimin e veprave energjetike nepermjet koncesioneve ato marrin nje vlere te madhe per cdo qytetar shqiptar”. Me tej z.Berisha tha se perpjekja ne fushen e energjetikes ka dhe nje synim, i cili eshte zhvillimi i qendrueshem i Shqiperise. “Askund nuk jane me afatgjate investimet sesa ne veprat energjetike dhe ne fund keto vepra te gjitha kthehen ne pasuri publike pas afatit te koncesionit”, - vuri ne dukje z.Berisha.

Apeli

Shqiperia me kete investim te Shtatkraft vendoset ne harten e projekteve te medha te kesaj kompanie te madhe. Per kryeministrin Berisha, ky eshte nje apel i fuqishem per te gjitha kompanite e tjera norvegjeze dhe jonorvegjeze per te konsideruar ne menyren me serioze investimet ne Shqiperi ne fushen energjetike dhe ne fusha te tjera.

Koncesionet

Qeveria, nga viti 2007 e deri me sot, ndofta si asnje vend tjeter ka firmosur koncesione me sektorin privat per ndertimin e 360 HEc-ve, nder te cilat 50 kane perfunduar ose jane ne perfundim te tyre, te tjera jane ne fillim te punimeve. Kater vitet qe vijne, Shqiperia pritet te njohe ndertimin e veprave energjetike me te madh ndofta se cdo vend tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›