Serbia refuzon marreveshjen me Kosoven
Qeveria e Serbise ka refuzuar dje oferten e Bashkimit Evropian per nje marreveshje me Kosoven. Vendimi eshte marre nga qeveria e Serbise. “Qeveria e Serbise nuk mund t’i pranoje parimet e propozuara, sepse ato nuk garantojne siguri te plote dhe mbrojtje te te drejtave te njeriut per serbet e Kosoves”, ka deklaruar kryeministri Ivica Dacic. Para njoftimit te ketij vendimi, ne Beograd eshte mbajtur nje takim mes patriarkut te Kishes Ortodokse Serbe, Irinej dhe presidentit Tomisllav Nikolic, kryeministrit Dacic dhe zevendesit te tij, Aleksandar Vucic. Takimi eshte zhvilluar ne seline e Patriarkanes dhe ne qender te tij ka qene pikerisht Kosova dhe oferta e Brukselit per nje marreveshje mes paleve. I pari qe ka dale nga ky takim ka qene kryeministri Dacic, i ndjekur me pas nga Nikolic dhe Vucic, njeriu i besuar i presidentit. Asnje prej tyre nuk beri deklarata per mediat. Ky qendrim i Serbise ka sjelle dhe reagimin e Kosoves. Ne Prishtine, vendimi i fundit i Serbise per te mos pranuar marreveshjen e ofruar nga Brukseli per normalizimin e marredhenieve me Kosoven dhe per te kerkuar vazhdim bisedimesh me Prishtinen, po komentohet si mungese e forces se ketij vendi per te ecur perpara. Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se qendrimi i zyrtareve serbe, nuk eshte i papritur. “Me Beogradin, edhe atehere kur jemi marre vesh, nuk jemi marre vesh dhe fatkeqesia eshte se ne nuk jemi marre vesh asnjehere me politiken e Beogradit, as ne konferencen e Rambouillet, as pas bisedimeve te Vjenes dhe natyrisht nuk kam pritur se do te dale dicka me e mire, e me e mbare as nga keto bisedime”, tha zoti Krasniqi. Qendrimi i Serbise ka sjelle dhe reagimin e shefes se politikes se jashtme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton. Ne nje komunikate Ashton shprehet se pas disa raundeve te bisedimeve, te gjitha elementet per nje marreveshje per veriun e Kosoves jane ne tryeze. “Kjo kerkon nje marreveshje ndermjet te dyja paleve dhe nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponoje ate. Shpreh keqardhjen qe qeveria e Serbise refuzoi propozimet dhe i beje thirrje te beje perpjekjet e fundit per te gjetur nje marreveshje ne te mire te qytetareve te saj”. Ashton shpreh sic thuhet, besimin ne marredhenie te mira mes Serbise dhe Kosoves ndersa shfaq shpresen, se te dyja “nuk do te humbin mundesine qe te lene parapa te kaluaren dhe te ecin perpara drejt se ardhmes. Shpresoj qe do te drejtoje debatet ne Bashkimin Evropian gjate diteve te ardhshme ne mbeshtetje te hapave te vertete perpara drejt te ardhmes evropiane te Serbise dhe te Kosoves”, thuhet ne reagimin e Ashton.
Kuvendi, perkujton betejen e Koshares
Kuvendi i Kosoves zhvilloi dje nje seancen solemne me rastin e 14 vjetorit te Betejes se Koshares, ku u perkujtuan te gjithe deshmoret dhe luftetaret e kesaj beteje te lavdishme, e cila rezultoi ne thyerjen e kufirit Kosove-Shqiperi. Njeri nga udheheqesit e kesaj beteje, Anton Cuni, qe njekohesisht ka qene nje nga bashkeluftetaret e Agim Ramadanit, Sali Cekajt dhe shume te tjereve, tani deputet ne Kuvendin e Kosoves, tha se per 70 dite me radhe brigada 138 Agim Ramadani numeronte 2.500 luftetare te perhershem, lufta e te cileve solli edhe fitoren e betejes se 8 prillit dhe thyerjen e kufirit Kosove-Shqiperi. Thyerja e kufirit ne betejen e Koshares hapi nje korridor te rendesishem per luften e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, tha Krasniqi