Pirinksi: Mbeshtesim anetaresimin e Shqiperise ne NATO e BE
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, zhvilloi diten e djeshme nje takim me Kryetarin e Asamblese Kombetare te Bullgarise, Georgi Pirinski, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane me ftese te Kryeparlamentares, Topalli. Ne kete takim, Kryeparlamentari bullgar theksoi se Bullgaria do te mbeshtese Shqiperine, proceset integruese ne BE dhe NATO, duke u shprehur se anetaresimi i vendit tone ne NATO do te ndikoje pozitivisht ne stabilitetin e rajonit. Ndersa, lidhur me statusin e Kosoves, bashkebiseduesit ndane mendimin se Bashkimi Evropian duhet te jape kontributin e tij ne zgjidhjen sa me te shpejte te kesaj ceshtjeje te rendesishme per stabilitetin ne rajon dhe me gjere. F.M