Aleatet Ngjela Ka renie te madhe morale ne tetor fillojme protestat masive
Opozita ka vendosur rifillimin e protestave masive ne tetor. Vendimi eshte marre dje gjate nje takimi qe Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi me aleatet ku u percaktuar qendrimi politik qe do te mbaje opozita. Koalicioni i majte vendosi rinisjen e protestave qe priten te fillojne ne muajin tetor me protesta masive ne te gjithe vendin ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te kaluara. Ne takim ishin te pranishem kryetari i Partise Ligj e Drejtesi Spartak Ngjela kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule ai i G99 Erion Veliaj kreu i PDS-se Paskal Milo si edhe Prec Zogaj.
Prononcimi i kryetarit te PLD Spartak Ngjela
Z.Ngjela cfare u vendos ne takim
Ne vendosem qe te rifillojme protestat masive. Ne morem persiper te drejtojme njerezit neper protesta sepse nje populli qe i jane shkelur te drejtat dhe nuk proteston eshte i destinuar te mos kete te ardhme.
Protestat do te fillojne ne muajin tetor ne te gjithe Shqiperine derisa te caktojme nje date brenda ketij muaji ne Tirane. eshtja eshte qe manipulimi i votave degradimi ekonomik renia e madhe morale e shqiptareve dhe e gjithe shoqerise humbja e perspektives dhe coroditja e madhe qe vjen sipas humbjes se besimit te kesaj qeverisje ne funksion te korrupsionit vjedhjes abuzimit natyrisht qe te ve perpara nje pergjegjesie morale.
Kane manipuluar votat me nje pushtet te paligjshem. Kane abuzim permanent te cdo ditshem te cilin shoqeria e ka pare. Shoqeria kerkon protesta ne do ta drejtojme me pergjegjesine tone deri ne largimin e kesaj qeverie me doreheqjen e kryeministrit aktual dhe me terheqjen e kesaj qeverie nga skena politike per te gjitha ato qe thashe.
Prononcimi i kryetarit te PDS Paskal Milo
Nisja e protestave zoti Milo do te thote qe nuk ka me vend per dialog me mazhorancen
PS dhe Grupi Parlamentar i saj e kane bere te qarte se dialogu do te vazhdoje deri ne nje kufi te caktuar. Ne momentin qe opozita do te konstatoje qe mazhoranca jo vetem qe po vonon qellimisht por perkundrazi nuk ka deshire per te vazhduar me tej dialogun atehere opozita ka paralajmeruar qe do te filloj me tej protestat. Me qellim qe permes kesaj forme te ushtrimit te demokracise te mund ta detyroje mazhorancen qe ti rikthehet procesit zgjedhor. Pra ne do te presim edhe per fare pak kohe akoma per tju rikthyer protestave masive ne te gjithe Shqiperine dhe ne kryeqytet me qellim qe ta detyrojme poziten te respektoje rezoluten e PE. Kjo eshte cka u diskutua dhe u vendos.
A u percaktua ky kufi
Besoj se brenda muajit tetor do te kemi protesta masive ne Tirane dhe ne te gjitha rrethet. Ose me mire te themi do te fillojme nga rrethet dhe do te kulmoje me nje proteste te madhe ne qytetin e Tiranes.
Do te thote qe nuk do te kete nje kerkese per nisjen e punes se komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve nga opozita
Vazhdimisht opozita ne parlament eshte duke e kerkuar transparencen e procesit zgjedhor permes marreveshjes midis opozites dhe mazhorances. Per fat te keq mazhoranca deri tani nuk po reflekton per rrjedhoje nese do te vazhdoje edhe gjate diteve te ardhshme nje sjellje e tille nuk ka me kuptim te vazhdoje dialogu i shurdherve. Ne do tu rikthemi protestave me qellim qe sic e thashe qe te detyrohet mazhoranca qe te reflektoje.