E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli i nendheshem per grabitjen e bankes nje person i katert ne kerkim

TIRANE- Nje person i katert i cili ende nuk eshte identifikuar nga policia e kryeqytetit po kerkohet dhe po punohet per gjetjen e ne kerkim nga zyra e hetimit te grabitjeve me arme dhe me dhune ndersa nje tjeter ishte shpallur ne kerkim qe dje nga specialistet e hetimit te zyres perkatese. Madje burimet e policise pohuan se personi i katert i dyshuar si pjese e grupit qe po tentonte te grabiste banken e nivelit te dyte ne rrugen e Barrikadave mund te jete nje person me shtetesi dhe kombesi te huaj. Madje ky i fundit sipas burimeve te policise dyshohet se mund te kete qene ideatori i realizimit te tentatives se grabitjes se bankes ndersa mendohej se shuma qe mund te ndodhej ne kasaforten e bankes mund te arrinte ne shifra te padegjuara ndonjehere ne grabitje bankash se paku ne Shqiperi.

Lajmi eshte bere i ditur per Shekullin nga burime te policise se kryeqytetit te cilet pohuan se te dhenat qe posedohen per grupin e goditur dy dite me pare jane se ne total jane perfshire kater persona nga te cilet dy tashme jane arrestuar ne flagrance pasi u kapen ne kohen qe po hapnin gropen ne tavanin e katit te nendheshem te bankes ku ruheshin arkiva kasaforta kryesore e objekte te tjera te rendesishme.
Kati i nendheshem korrespondonte te ishte nen dyshemene e dyqanit te marre me qera nga te arrestuarit Tahir Belegu perkatesisht 55 vjec dhe Taulant Troplini 46 vjec. Ne rastin e personit te katert te dyshuar nga policia mesohet se hetuesit kane nje pershkrim te pergjithshem mbi nje person si pamje e jashtme gjatesi dhe elemente te tjere por vetem kaq. Ne te kundert per te shpallurin ne kerkim policia ka identitetin e plote e burimet pohojne se per te dihet gjithcka. Pavaresisht kesaj hetuesit nuk pranojne te japin identitetin e tij per shkak se ceshtja eshte ende nen hetim dhe personi eshte ende ne kerkim policor.

Shoqerimi ne Polici
Disa muaj perpara se policia te arrestonte dy personat e dyshuar per vjedhjen e mbetur ne tentative te bankes se nivelit te dyte ne rrugen e Barrikadave ne nje shoqerim qe dukej rutine efektivet e policise shoqeruan nje nga te dyshuarit me pretekstin per nje verifikim. Pas mbajtjes per pak ore ne nje nga komisariatet e Tiranes i shoqeruari eshte lene i lire. Burimet e policise e lidhin kete shoqerim pikerisht me faktin se informacionet ishin se po pergatitej vjedhja e nje banke ne kryeqytet ndersa dyshohet se informacioni ishte marre gjate nje veprimi policor ne lidhje me nje ngjarje tjeter.

Dyshimi Parate mund te niseshin ne SHBA
Familja e Tahir Belegut mesohet se prej vitesh jetonte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndersa vete i arrestuari mesohet se punonte ne Tirane si ndertues. Madje burimet thone se ai ka punuar dhe ka ndertuar nje objekt shumekatesh per nje personazh te njohur te bandave te kryeqytetit i cili aktualisht eshte i denuar. Fakti qe familja e tij jetonte ne SHBA sipas burimeve te policise te ben te dyshosh se ai mund te tentonte te arratisej ne drejtim te ketij vendi ne nje moment te pershtatshem per te pas grabitjes se mundshme. Nje dyshim te tille hetuesit pohojne se eshte ngritur bazuar ne dyshime dhe informacione te mbledhura prej tyre gjate hetimit te ceshtjes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›