E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët dhe të pavarurit bëjnë me dhimbje koke Berishën

Bledar Hoti

Lideri i PD-së garanton vetëm 20 deputetë të sigurt në listat e ardhshme

Mediu - Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është në listën e sigurt të deputetëve të PD-së. Kryerepublikani pritet të konkurrojë në Qarkun e Tiranës

Ndoka - Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, u përfol se mund të kandidonte në Shkodër me listat e PD-së, por përplasjet e tij me rrymat në PD, e zhvendosën

Sheshi - Dashamir Shehi është një nga emrat që Berisha do ta përfshijë pa rezerva në listat e PD-së, pasi me të synon të rikuperojë humbjen e Topit

Islami - Kastriot Islami pritet të jetë në listën e Tiranës. Bashkë me të përflitet edhe emri i Dogjanit. Ndërsa Gjovalin Kadeli është në Lezhë

BLEDAR HOTI

Berisha duke folurKrerët e partive aleate, socialistët e pavarur Islami, Kadeli dhe Dogjani janë kthyer në një dhimbje koke për liderin e PD-së, Sali Berisha, i cili është në prag të konturimit final të hartimit të listave të kandidatëve për deputet. Janë katër kryetarë partie që Berisha u ka premtuar përfshirjen në listat e PD-së, Ndoka i PDK-së, Mediu i PR-së, Shehi i LZHK-së dhe Idrizi i PDIU-së. Sipas burimeve mësohet se përplasjet po lidhen me emrin e kreut të PDK-së, Ndoka, pasi rryma brenda PD-së nuk e duan atë në listën e sigurt të Shkodrës. Zgjidhja për Berishën  mbetet që Ndokën ta përfshijë në listat shumemërore në Tiranë. Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu janë dy aleatët e tjerë që do të përfshihen në listat e sigurta të PD-së. Duke përfshirë Islamin dhe Dogjanin, PD-së i duhet të lëshojë 6 vende të sigurta të deputetëve. Ndërsa listës së Tiranës i shtohen emrat e Eduard Selamit, Grida Dumës, Jorida Tabakut, Halim Kosovës, Arben Ristanit apo dhe të Visar Zhitit. Këto shihen si emra të sigurt, duke përfshirë dhe Edi Palokën, Majlinda Bregun dhe Florion Mimën. Gjithsesi, kjo listë pritet të marrë udhën përfundimtare vetëm në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, ku sipas gjasave emrat do të bëhen publikë nga vetë Kryeministri Sali Berisha, i cili do të propozojë kandidatët për deputetë në çdo qark. Dogjani mund të caktohet dhe në Kukës, por si prioritet shihet kandidimi i tij në zonën e Kamzës për Qarkun e Tiranës. Gjovalin Kadeli do të caktohet i treti në listën e PD-së. Për këtë Berisha hoqi Edi Palokën, duke e caktuar në Tiranë. Islami përflitet për në listën e PD-së për Qarkun e Tiranës, por ish-deputeti i PS-së mund të kandidojë edhe në Qarkun e Fierit. Ndërsa përflitet që Albana Vokshi mund të caktohet në Fier, porse opsioni më i mundshëm është rikandidimi në Qarkun e Durrësit. Emrat e rinj të PD-së pritet të jenë Oerd Bylykbashi, Benet Beci, Grida Duma, Elvana Hana, Visar Zhiti, Halim Kosova apo dhe Suzana Guxholli.

Riskimi i deputetëve

Sipas burimeve pranë PD-së mësohet se Berisha u ka premtuar vetëm 20 deputetëve aktualë qenien si në listat e sigurta për katër vitet e ardhshme. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e deputetëve të vihen në pikëpyetje për faktin nëse do jenë në listat e ardhshme ose jo. Emrat që riskohen janë të shumtë, porse ato ende nuk janë finalë, pasi Berisha prej disa ditësh ka nisur negociatat për listat e deputetëve. Selami Xhepa, Sybi Hida, Fatos Hoxha, Vasillaq Ngresi, Viktor Gumi, Ylli Lama, Ramiz Çoba, Lajla Përnaska, Leonard Demi, Tritan Shehu, Rajmond Hoxha janë disa prej deputetëve që mund të riskojnë për të mos qenë në listat e sigurta të PD-së. Ndryshime emrash në lista pritet të ketë edhe në Qarkun e Shkodrës. Pritet që lista e deputetëve të PD-së të ketë rifreskim, nisur nga fakti se po qarkullojnë emrat e Bardh Spahisë, Benet Becit apo dhe të zv.ministrit Flamur Kuçi. Ndërsa përfliten se si të sigurt veç Topallit, janë Gjok Uldedaj dhe Arenza Trashani. Një emër i ri, në listën e të sigurtëve pritet që PD-së ti shtohet Fredi Stërkaj, drejtuesi lokal i demokratëve në Malësinë e Madhe. Ky kandidat vihet dhe si një kundërpeshë ndaj kandidatit socialist në Malësinë e Madhe, Paulin Stërkaj. Dita e hënë, 6 maj, ora 24:00 është afati i fundit i depozitimit të listave shumemërore të deputetëve pranë KQZ-së. Pasdite PD-ja mund të mbledhë kryesinë ku parashikohet miratimi i listës sipas qarqeve. Më pas pritet të realizohet zyrtarizmi para medias së kandidatëve. Ndërkohë që kjo paraqitje mund të kushtëzohet nga fakti se mos ndonjë deputet mund të largohet nga PD-ja për tiu bashkangjitur ndonjë partie tjetër. Këtu përplasja më e madhe është bashkëngjitja e deputetëve me listat e Frymës së Re Demokratike.

Listat shumemërore

16 deputetë - PD mund të marrë si maksimumin e saj 16 deputetë në Qarkun e Tiranës. Kjo bën që emrat në listë të jenë të përzgjedhur sa më mirë dhe me shumë ndikim në elektoratin kryeqytetas, i cili do ndikojë ndjeshëm për mazhorancën e ardhshme

Rreziku - Mospërfshirja nga listat e deputetëve aktualë mund të sjellë kalimin e tyre në ndonjë parti tjetër politike. Më potencialet mund të jenë kalimi i tyre pranë FRD-së dhe AK-së

Lista e deputetëve

Qarku i Tiranës

  • Sali Berisha
  • Majlinda Bregu
  • Halim Kosova
  • Eduard Selami
  • Florion Mima
  • Edi Paloka
  • Jorida Tabaku
  • Arben Ristani
  • Grida Duma
  • Nard Ndoka ?
  • Fatmir Mediu
  • Dashamir Shehi
  • Kastriot Islami
  • Asllan Dogjani
  • Visar Zhiti
  • Gert Bogdani
  • Gent Strazimiri
  • Edit Harxhi
  • Ilir Rusmali
  • Keltis Kruja
  • Arta Sakja
  • Luan Skuqi
  • Rajmonda Bulku

DURRËS

  • Eduard Halimi
  • Albana Vokshi
  • Oerd Bylykbashi
  • Igli Cara
  • Gjergj Lezhja
  • Osman Metalla
  • Ndriçim Babasi

DIBËR

  • Myqerem Tafaj
  • Jemin Gjana
  • Selami Xhepa
  • Sheferedin Shehu

SHKODËR

  • Jozefina Topalli
  • Arenza Trashani
  • Bardh Spahia
  • Gjok Uldedaj
  • Fred Stërkaj
  • Astrit Bushati
  • Nard Ndoka?
  • Benet Beci?

FIER

  • Sokol Olldashi
  • Albana Vokshi ?
  • Mesila Doda
  • Ferdinand Murati
  • Enkelejd Alibeaj
  • Fatos Beja
  • Kastriot Islami?

KUKËS

  • Flamur Noka
  • Asllan Dogjani?
  • Sait Dollapi
  • Fatos Hoxha
  • Besnik Dushaj

Elbasan

  • Arben Imami
  • Luçiano Boçi
  • Elvana Hana
  • Shefqet Delialliasi
  • Dashnor Sula
  • Ardiana Gjoni
  • Rahim Çota
  • Ardian Turku
  • Brunilda Dulja
  • Klodiana Cankja

BERAT

  • Genc Pollo
  • Astrit Veliaj
  • Lefter Maliqi
  • Mehmet Xheka

VLORË

  • Astrit Patozi
  • Arben Qirjako
  • Ardian Kollozi
  • Kreshnik Çipi
  • Kosta Barka

KORÇË

  • Ridvan Bode
  • Edmond Spaho
  • Gjergj Papa
  • Fatbardh Kadilli
  • Ledina Aliolli
  • Suzana Guxholli
  • Andrea Mano

Lezhë

  • Aldo Bumçi
  • Paulina Hoti
  • Gjovalin Kadeli
  • Mark Marku

GJIROKASTËR

  • Genc Ruli
  • Spiro Ksera

Shënim- Renditja e emrave të kandidatëve nuk është përfundimtare. Këta emra përfliten për deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›