E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat, Sequi: Presim të respektohet kriteri prej 30 % për femrat

Ndërsa partitë pritet të prezantojnë listat e kandidatëve për deputet, kreu i prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar të respektohet kriteri prej 30 përqind për përfaqësimin e grave.

Duke folur pas aktivitetit me temë Zhvillimi i demokracisë përmes barazisë gjinore, ambasadori Sequi rikujturoi se përmbushja e këtij kriteri do të jetë pjesë e raportit që Bashkimi Europian do të paraqesë për Shqipërinë në tetor.

Në axhendën tonë është me interes përfshirja e grave në politikë. Nuk ka arsye që partitë të justifikojnë mospërfshirjen e grave në politikë. Në tetor Bashkimi Europian paraqet raportin për Shqipërinë.  Në raport përveç ecurisë së zgjedhjeve do të donim të kishim edhe arrotjen e kriterit për përfaqësimin prej 30 përqind të femrave në politikë. Sot dorëzohen listat zgjedhore dhe presim që të plotësohet kriteri 30 % për femrat theksoi Sequi.

Konferenca Zhvillimi i demokracisë përmes barazisë gjinore është një sesion pune për të finalizuar rekomandimet drejtuar partive politike dhe institucioneve kompetente, për një përfshirje më të madhe të grave në zgjedhjet parlamentare 2013, zbatim të parashikimeve në Kodin Zgjedhor, mbështetje sa më të madhe të grave kandidate gjatë fushatës zgjedhore,  vëmendje sa më të lartë ndaj problematikave të grave dhe vajzave dhe futja e tyre në programet e partive politike, si dhe rritje e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të barazisë gjinore në politikën Shqiptare.

vijon….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›