Topi: Partitë e vjetra kundër emigrantëve
FRD
Disa qindra emigrantë shqiptarë nga Qarku i Durrësit me banim në Ankona të Italisë zhvilluan dje një takim me kryetarin e FRD-së Bamir Topi, sekretarin e përgjithshëm Gazmend Oketa dhe drejtuesin e FRD-së dega Shijak, Astrit Hoxha. Në fjalën e tij Topi tha se partitë e vjetra nuk lejuan që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë. Ish-presidenti theksoi se Shqipëria, shteti e shoqëria shqiptare duhet të jenë krenarë për cilësinë qytetare të emigracionit, për sjelljen e tyre patriotike dhe qytetare. Kushtetuta kërkon një standard të sjelljeve për të gjithë qytetarët, jo ndarje të tyre në dy ose tri kategori, siç ka bërë dhe bëjnë partitë e tranzicionit dhe qeveritë e dala prej tyre.
Haxhinasto
Kërkuam votën e emigrantëve ku ata jetojnë
Kandidati për deputet në Qarkun e Elbasanit, nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim në qytetin e Breshias të Italisë. Gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve, Haxhinasto është shprehur se emigrantët shqiptarë kanë nevojë për përkujdesje më të madhe dhe jo premtime boshe. Dua të sjell në vëmendje faktin se LSI-ja ka qenë forca e parë politike që kur u themelua në vitin 2004, e cila ndërmori nismën për të realizuar të drejtën e votës së emigrantëve, atje ku ata jetojnë, por ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ne kërkojmë që emigrantët të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike, pasi ata përfaqësojnë gjysmën e popullsisë shqiptare dhe vota e tyre duhet të ishte përfshirë në Kod, tha Haxhinasto.
Topi: Partitë e vjetra kundër emigrantëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email