Rusi: Zjarr në një klub nate, arrestohen pronari dhe menaxheri
Autoritetet ruse kanë arrestuar pronarin dhe menaxherin e një klubi nate, ku të paktën 109 veta humbën jetën sot nga një zjarr në orët e para të mëngjesit.
Zyrtarët thanë se dy personat u arrestuan për shkelje të rregullave të sigurisë në klubin e tyre në qytetin Perm.
Klubi mori zjarr kur tavani prej plastiku mori u përfshi nga zjarri i fishekzjarreve.
Të paktën 134 veta u plagosën. Rreth 200 veta, shumica të rinj, gjendeshin brenda në klub në kohën e incidentit.
Zyrtarët thanë se menaxherët e klubit vazhdimisht nuk pëfillën paralajmërimet për të zbatuar standartet e sigurisë.
Presidenti rus Dmitri Medvedev pati fjalë të ashpra për personat përgjegjës, duke thënë se ata "nuk kanë as tru e as ndërgjegje."
Disa ministra rusë kanë shkuar në vendin e ngjarrjes në rajonin e Uraleve në lindje të Moskës për të bashkërenduar përpjekjet e ndihmave.
Autoritetet në Moskë njoftuan për shpalljen e së hënës ditë zie kombëtare. (ze)