E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i aleatëve të Kryeministrit: Përpjekje për rrëzimin e qeverisë

Një i penduar i mafies italiane gjatë një seancë gjyqësore foli për lidhjet e Kryeministrit italian me Cosa Nostra-n, duke nxjerrë në pah marrëdhëniet që një bos mafioz që është dënuar tashmë për bombat në vitin 1993 ka pasur me Berluskonin, që atëherë nuk i ishte futur ende politikës. Berluskoni i është kundërpërgjigjur menjëherë akuzës, duke thënë se ajo është vegël që po përpiqet të tronditë dhe të shkatërrojë qeverinë 18-muajshe të qendrës së djathtë. I zhveshur tashmë nga imuniteti i hetimit, Kryeministri po përballet me vështirësi ligjore në dy fronte me akuzat për bashkëpunim me mafien dhe akuzat për korrupsion. Për sa i përket të "penduarit" të mafies që tashmë është shndërruar në dëshmitar ai deklaroi në Gjykatën e Torinos se një lider mafioz, Xhuzepe Graviano, që është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm së bashku me të vëllain për bombat e vëna në Romë, Milano dhe Firence, kanë folur për bashkëpunimin me Berluskonin. "Gravianiano më ka thënë se ata kishin arritur gjithçka falë seriozitetit të njerëzve që i kishin ndihmuar në punët e tyre…ai përmendni dy emra mes të cilëve edhe ai i Silvio Berluskonit, ose "njeriut të Kanalit 5" siç e qante ai", ka thënë i penduari në dëshminë e tij. Më pas, duke perifrazuar sërish bosin mafioz, i penduari ka shtuar: "Kemi gjithçka që na duhet falë këtyre njerëzve, veçanërisht Berluskonit…që na e kanë sjellë vendin në duart tona". Berluskoni i ka hedhur poshtë këto akuza. Aleatët e Berluskonit i kanë kundërshtuar dhe i kanë quajtur përpjekje të mafies për të hedhur baltë mbi një Kryeministër që ka vepruar gjithmonë me vendosmëri kundër krimit të organizuar dhe që ka arrestuar një numër të madh mafiozësh dhe të shumëkërkuarish. Ndërkaq, Berluskoni ka akuzuar për hedhjen në gjyq të gazetës që ka botuar lajmin e një bashkëpunimi të mundshëm të tij me mafien për sa i përket vënies së bombave në qytetet italiane në vitin 1993. Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave, Berluskoni tha fundjavën e kaluar se nëse kishte një person me një natyrë, ndjeshmëri, mentalitet, kulturë dhe përpjekje politike kundër mafies ishte ai dhe vetëm ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›