Aleatët e PS, 25 mijë vota për të drejtuar një ministri. LSI mund të ketë një kandidat në listat e PS-së
Partitë aleate të PS-së duhet të marrin të paktën 25 mijë vota, në mënyrë që të marrin drejtimin e një ministrie. Kështu bën me dije Shqip, sipas së cilës, ky është kushti kryesor që Rama ka vendosur ndaj Paskal Milos dhe Skënder Gjinushit, dy prej partive kryesore të koalicionit opozitar, pas LSI-së.
Ndërkohë, siç dihet kjo e fundit do të marrë drejtimin e tre ministrive dhe atë të Kuvendit. Ndërkohë, ndryshe nga sa flitej për tra kandidatë të LSI në listat e PS, duke se do të ketë vetëm një kandidat.
Vetë Rama tha pak ditë më parë se në listat e PS-së nuk do të ketë asnjë kandidat të LSI-së, por me sa duket do të pranohet një kandidat në qarkun e Fierit ose Lezhës./b.l