E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendin tim në PD e zuri Kastriot Islami, po largohem- Ka dhe zëra të mekur nga PD që kundërshtojnë Berishën

jakajKohët e fundit nga partitë kryesore ka shpërthyer një valë largimesh dhe kalimesh në parti të tjera, pas pakënaqësive për mospërfshirjen apo për faktin se gjenden shumë poshtë në listat e kandidatëve për deputetë.

Ndërkohë që nga PS këto largime janë më të shumta, në PD situata duket se është më e kontrolluar nga ana e Berishës.

Nga kjo parti, sipas mediave, është larguar vetëm anëtari i Këshillit Kombëtar, Besnik Jaka, sipas të cilit, vendin e tij në PD po e zë pikërisht Kastriot Islami.

Por, largimet nga PD janë sporadike dhe për momentin ende nuk është shfaqur ndonjë pakënaqësi në masë, siç ka ndodhur me PS-në./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›