E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet e PS Bojkot zgjedhjeve lokale

/ /

Vendimi u mor dje pasdite pas nje mbledhjeje e cila zgjati rreth tri ore e ku nuk ka munguar debati per menyren se si duhet te reagoje opozita pas refuzimeve te njepasnjeshme te maxhorances per hetimin e zgjedhjeve. Ne takimin e djeshem u ra dakord qe opozita te mos marre pjese ne komisionin e reformes zgjedhore e per rrjedhoje as ne zgjedhjet per pushtetin vendor te 8 majit 2011. Opozita e Bashkuar u mblodh per te diskutuar situaten e re te krijuar pas refuzimit te ofertes se opozites per komisionin hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009. Ne takim moren pjese kryetari i partise Socialiste Edi Rama Skender Gjinushi i PSD-se Paskal Milo i PDS-se Spartak Ngjela i PLD-se Nard Ndoka i Demokristianeve Petro Koci i PSV Ervin Mete i G99 Edlir Petanaj nga Partia e Gjelber si dhe kreu i Shoqates se ish te Burgosurve Politike Kurt Kola. Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule mungoi ne mbledhjen e djeshme. Koordinatori i Opozites se Bashkuar Prec Zogaj u shpreh pas mbledhjes se opozites se bashkuar se situata eshte e renduar pasi sic tha ai Berisha refuzoi te hetoje zgjedhjet. Jemi te alarmuar pasi Berisha refuzoi gjithcka. Refuzoi PE dhe KE. Berisha refuzoi te hetoje zgjedhjet tha Zogaj. Duke u nisur nga nje situate e tille ku mungon transparenca e zgjedhjeve opozita do ta vazhdoje betejen e saj ne sheshe e parlament sic tha Zogaj. Do ti shkojme deri ne fund transparences. Opozita e Bashkuar do vazhdoje betejen ne parlament dhe sheshe. Do bashkohemi ne protesta bashke me popullin u shpreh Zogaj.
Takimi
Nga mbledhja e djeshme kreret e partive opozitare nuk kane dale me nje qendrim perfundimtar por kane percaktuar opsionet e veprimit te tyre opozitar nese maxhoranca do te rrezoje kerkesen e PS-se per ngritjen e komisionit hetimor. Skender Gjinushi dhe Paskal Milo mesohet te kene kerkuar nga kryesocialisti Rama qe te shprehe nje qendrim te qarte veprimi ndaj sjelljes politike te kryeministrit lidhur me transparencen e zgjedhjeve. Madje ata nuk kane marre pjese ne disa nga protestat e opozites per shkak te rezervave qe kane shfaqur here pas here lidhur me transparencen e zgjedhjeve. Mesohet se ata jane shprehur se nuk duhet te kete me iluzion se mund te bashkepunohet me kryeministrin Berisha per asnje pakt politik. Ndersa kreu i partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela ka kerkuar qe opozita te beje nje reagim sa me te forte pasi sipas tij sjellja e kryeministrit nuk jep asnje hapesire tjeter. Opozita e bashkuar nese maxhoranca nuk do te reflektoje ndaj propozimit te PS-se per komisionin hetimor diten e enjte do te nise protesta masive ne te gjithe vendin por do te qendroje ne Kuvend per te bere nje opozite te forte aty. Vec kesaj opozitaret do te mundohen ti tregojne trupit diplomatik ne Tirane se kryeministri Berisha injoron te gjitha dokumentet dhe premtimet e bera para tyre dhe para shqiptareve per hetimin e zgjedhjeve te shkuara.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›