Berisha Rama i semure psikik te Krokodili desh i ra te fiket
Kryeministri Sali Berisha reagoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se per largimin e deputeteve te PS-se nga Komisioni i Ligjeve ku po debatohej mbi komisionin hetimor parlamentar. Kreu i maxhorances ia faturoi te gjithe pergjegjesine kryetarit te opozites Edi Rama duke leshuar edhe akuza te renda ndaj tij. Edvin Kristaq Rama ne nje beteje te eger per te poshteruar voten e qytetareve shqiptare vendosi dy dite me pare qe te terhiqet nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Sot ata u terhoqen nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe nuk pranuan te diskutojne ne perputhje me vendimin e marre dy dite me pare tha Berisha i cili nuk kurseu me pas akuzat ndaj rivalit te tij politik per zgjatjen e ngercit politik. Ky propozim eshte i denje per personazhe te Franc Kafkes ose te spitaleve psikiatrike. Askujt dhe askurrkujt asnje institucioni nuk i lejohet te ndermarre dyshim pa fakte prova ose grup faktesh. Ne qofte se ti pretendon te ndermarresh hetim mbi dyshime pa fakte pa prova dhe grupfakte ti tregon se boshti themelor i psikologjise eshte vete dyshimi. Kjo perben semundje psikike. Absolutisht ky eshte sindromi i obsesionit. Ti duhet te dish dhe te lexosh se ne parimin themelor te drejtesise se te gjitha koherave eshte in dubio pro reo. Keto e pengon kultura e bllokmenit. Shkelqesia e tij ka juriste ka ligjin perpara dhe ia thone keto. Ka edhe mjeke ne grupin parlamentar te cilet e dine shume mire si driten e diellit se nje psikologji ne dyshim total eshte psikologji qe kerkon absolutisht trajtim mjekesor akuzoi Berisha. Me pas kreu i maxhorances shtoi se Prokuroria ne Shkoder i dha pergjigje Rames. Prokuroria shqiptare me hetimin e saj ne Shkoder u dha pergjigje edhe elementeve te tjere mafioze te lidhur me zotin Rama te cilet bene perpjekje te jashtezakonshme per te damkosur zgjedhjet e vendit por deshtuan ne menyren me te merituar. Pasi tregoi me gisht per 20 dite me radhe armikun Sali Berisha nga podiumi i tij qesharak e pasi tha se po nuk numeruat votat do te ndodhe kjo e kjo tani u thote shqiptareve se nuk ka kerkuar ndonjehere rinumerimin e votave tha ai. Me pas kreu i qeverise foli per kete ceshtje te diskutuar ne darken prej 5 oresh ne restorantin Crocodile ne Strasburg. Dy kryetaret e grupeve parlamentare ne konkordance te plote se bashku me deputetet e tjere i thane se nuk mund te kete rinumerim votash dhe bene nje pakete propozimesh. Ai tha se kete une nuk e pranoj dhe desh i ra te fiket. Jua them me sinqeritet se ndjeva keqardhje sepse tek e fundit jemi shqiptare dhe nuk me vinte mire qe ti binte te fiket aty. Ai u djersit u mbush ne djerse dhe tha se absolutisht nuk e bej ate. U thashe Te nderuar zoterinj e degjoni ju kete pese minuta me pare tha se une kam marre 36 vendime kunder nga Gjykata Kushtetuese ndersa tani thote qe ky e ka nen kontroll Gjykaten Kushtetuese. Cilen besoni ju Ata qeshen. Ai u be per dhembshuri. Kjo eshte e verteta. Po te doje te dale ti mohoje por vetem i them te kete kujdes me mohimet sepse une kam dokumente te plota tha Berisha. Rama Berisha nuk do hetimrefuzoi gjithcka qe premtoi
Kryetari socialist Edi Rama tha dje se kryeministri Berisha nuk do hetimin e zgjedhjeve te shkuara. Menjehere pas mbledhjes se komisionit parlamentar te ligjeve kur maxhoranca rrezoi propozimin e socialisteve Rama gjate nje komunikimi me mediat tha se PD refuzoi cdo gje qe kishte premtuar per komisionin hetimor. Saliu ska pranuar as ato qe ka pranuar deri sot duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne rezoluten e Parlamentit Europian. Duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne propozimin e opozites per ti hapur rruge hetimit te zgjedhjeve duke garantuar transparencen dhe zgjidhur nje krize politike qe sot Saliu ka deshmuar se nuk do qe ta zgjidhe. Ka refuzuar te zgjidhe krizen sepse synon te vjedhe prape zgjedhjet u shpreh Rama. Kryesocialisti tha se opozita nuk ka kerkuar me pare rinumerim te fleteve te votimit por vetem hetim te materialeve zgjedhore. Sipas Rames Berisha refuzoi edhe ato qe ai vete kishte kerkuar me pare. Asnjehere nuk kemi dashur rinumerim. Kur kemi folur per flete votimi kemi folur per hetim te numerimit lidhur me materialet zgjedhore fillimisht. Kur kemi ofruar zgjidhjen duke lene menjane fletet e votimit kemi kerkuar hapjen e kutive te materialeve zgjedhore u refuzua gjithcka madje edhe shumica dhe drejtimi i komisionit nga opozita theksoi Rama.