E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkeqesohet situata Berisha banoreve Mos u ktheni ne shtepi

SHKODER- Gjate dites se djeshme dhe sot situata ne Shkoder ka ardhur duke u perkeqesuar por kryeministri Sali Berisha tha se kjo situata kritike po menaxhohet.

Kryeminstri Berisha ka mberritur mbremjen e se martes ne qytetin e Shkodres ku pas takimit me komitetin nderministror dhe Shtabin e Emergjencave Civile ka deklaruar se ky ka qene menaxhimi me i shkelqyer i nje katastrofe natyrore nga me te medhate .

Banoret duhet te mos nguten te shkojne ne shtepite e tyre por te rrine aty ku jane te evakuar derisa te konsolidohet moti-tha kryeministri

Liqeni ka pesuar rritje te shpejte si pasoje e prurjeve nga Moraca dhe lumenjt e perrejt e Malit te Zi dhe kesaj i jane shtuar dhe reshjet e panderprera per 24 ore te cilat se bashku kane sjelle shtim te prurjeve ne kaskade. Problematik eshte shfaqur dhe Kiri e Gjadri qe te dy se bashku kane sjelle prurje prej 900 meter kub uje ne sekonde . Kjo ka bere qe siperfaqja e permbytur te shtohet krahasuar me nje dite me pare ku ishte 6000ha ndersa sot eshte 7300 ha. Keshtu ka patur dhe rritje te numrit te shtepive me uje dhe atyre te rrethuara me uje.

Berisha deklaroi fillimin e vleresimit te demeve sipas ligjit te digave ne qytet ndersa ne zonat e tjera kur te largohet uji.



Rritja e nivelit te ujit ne lumenjte Kir dhe Gjader si dhe problemet ne Drin Bune dhe ne Liqen kane renduar situaten ne Shkoder. Gjate mbremjes se te henes pusetat e kolektoreve shkarkues ne lagjet Skenderbeg e Tre Heroj nuk e kane perballuar intensitetin e reshjeve dhe uji ka mbuluar asfaltin e rrugeve Skenderbeg Lin Delia deri tek Dugajet e Reja ne rrugen muzeale Kol Idromeno. Reshjet kane shkaktuar nje rritje me 15 cm te nivelit te ujit ne liqenin e Shkodres. Rruga e Shirokes eshte e pakalueshme nga mjetet e vogla tek vendi i quajtur Peshkimi.

Nga HEC i Vaut te Dejes shkarkohen 930 m3 ne sekonde vetem nga turbinat. Niveli i ujit ne liqenin e Shkodres prane ures se Bunes ne kuote absolute eshte 8.79 m. rritje me 16 cm gjate nates. Niveli i ujit i lumit Drin prane ures se Bahcallekut 8.86 m. rritje me 50cm gjate nates. Prurjet ne lumin Kir jane 300m3/sek ne lumin Gjader jane 200m3/sek. Ne komunen Ana-Mali tsituata eshte perkeqesuar krahasuar me nje dite me pare pasi niveli i ujit eshte rritur me 10 cm. Ne komunen Berdice ka patur rritje te nivelit te ujit. Rruga qe lidh fshatrat e komunes Berdice ne Velipojen jane te bllokuara nga niveli i larte i ujit ne fshatin Trush i Poshtem. Argjinatura e demtuar e Dajcit e cila te dielen u deklarua nga ministri Lulzim Basha se u arrit te mbyllet mesohet se eshte care gjate paradites se sotme duke rrezikuar dhe jeten e disa banoreve te cilet kane mundur te largohen drejt kateve me te larta te banesave pa u demtuar. Ne kete argjinature vazhdon puna per mbushjen dhe mbilartesimin e prites. Ne Velipoje vazhdon mbilartesimi i argjinatures ne fshatin Rec ne drejtim te Pulajve.Komuna Guri i Zi ka nje situate te perkeqesuar ndjeshem pasi ka patur rritje te nivelit te ujit me rreth 30 cm.

Aksi rrugor nacional Puke - Shkoder eshte i ngrire ne pjesen me te madhe te gjatesise se tij dhe mund te kalohet vetem me zinxhir. Ne rrugen Han i Hotit Vermosh ka shembje masive dherash po punohet per zhbllokimin e kesaj rruge. E njejta procedure pune po ndiqet per rrugen e Komanit dhe te Boges. Prefekti i qarkut Shkoder Maxhid Cungu ne ne emer te Komitetit dhe Shtabit te emergjencave u ka bere thirrje te gjithe banoreve te mos shpejtojne te kthehen ne shtepite e tyre edhe ne ato raste qe konstatojne shqetesimin me te vogel. Qendrat e akomodimit jane te hapura dhe kapacitetet pritese jane mjaft te medha. Keshtu qe do te ishte keshillueshme qe te gjithe ata banore qe ndjehen ne veshtiresi te vijne dhe te strehohen prane tyre ka thene Cungu.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›