E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet e PS, kunder federates se majte

Tre formacionet e majta, PDS, LSI, PAD, kane kundershtuar me force krijimin e nje konfederate te majte. Ne deklaratat e radhes, pas hedhjes se nje ideje te tille nga Gjinushi, kreret e majte e paten vleresuar si te pavend nje propozim te tille. Madje, me te ashper ne deklarimet e tyre kane qene drejtuesit e partise Levizja Socialiste per Integrim, te cilet theksuan me force se nuk do te jene pjese e asnje konfederate, per sa kohe kane nje program, nje elektorat dhe nje vije politike te mevetesuar tashme. Kreu i PDS-se, Paskal Milo, e pati cilesuar si te parakohshme, krijimin e konfederates, nderkohe qe presidenti i PAD-se, Neritan Ceka, qe shprehur se kjo parti eshte e qendres se djathte dhe nuk mund te jete pjese e nje konfederate te majte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›