Topi-Fratini: BE, mbeshtetje per Shqiperine
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, e vleresoi si shume te rendesishem nisjen e dialogut mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave, qe edhe shqiptaret te mos privohen nga aksesi me boten perendimore. Presidenti Topi e njohu zv/presidentin e KE me reformat qe Shqiperia po kryen per marrjen e fteses ne NATO. Fratini shprehu kenaqesine per transformimet dhe arritjet e medha pozitive te Shqiperise ne rrugetimin e saj drejt anetaresimit per ne NATO dhe BE, si zhvillimi i suksesshem i reformave ne gjyqesor, ne ekonomi etj. Ai theksoi se Shqiperia do te gezoje mbeshtetjen e tij te plote dhe te strukturave te Komisionit Evropian jo vetem per ceshtjen e levizjes se lire te qytetareve, por edhe per anetaresimin sa me te shpejte e te sigurt ne familjen e madhe evropiane dhe strukturat euroatlantike, duke zene vendin e tij me se te merituar. R.R.