E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi, ithtari i hershem i federizimit te se majtes

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, pati hedhur me kohe idene e krijimit te nje konfederate te majte. Propozimin e tij, Gjinushi e pati deklaruar qe para zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit, porse mbeti i vetem ne idene e tij, pasi asnje nga partite e koalicionit opozitar nuk e mbeshteti ate. Madje, as vete lidershipi i PS-se, te cilit i drejtohej kerkesa, nuk pati dhene asnjelloj deklarate mbi kete ceshtje. Ndersa takimi i djeshem shenoi dhe nje lloj ngrohjeje mes PS-PDS, pas distances se krijuar se fundmi, e qe ne thelb kishte debatin per reformen zgjedhore. PSD eshte aktualisht nje nga partite nenshkruese te marreveshjes se perbashket mes 10 partive parlamentare, sa i takon reformes zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›