E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët e PS-së: Duhet të jemi radikalë

Kursi i ri i Partisë Socialiste nuk ngjall shume entuziazëm ne radhët e koalicionit te majte, anëtarë te te cilit pretendojnë një aksion me radikal kundër qeverise dhe jo ftesa për bashkëpunim me Sali Berishën. Skender Gjinushi, aleati tradicional i socialisteve, e cilëson te gabuar strategjinë e PS dhe ofertat e saj për te ndryshuar ligjin themeltar te shtetit. Sipas Gjinushit, nuk duhet te ketë përpjekje për marrëveshje me këtë maxhorance, por vetëm lëvizje drejt qëllimit për zgjedhje te parakohshme. Edhe avokat Spartak Ngjela kërkon një aksion te shpejte opozitar i cili përfshin edhe revoltat popullore, aksion qe sipas tij, legjitimohet nga qëndrimi i maxhorances, qe refuzon te ndërhyrjet ne kushtetute. I vetmi qe mesa duket është pro ofertës se socialisteve për një president konsensual është demokristiani Nard Ndoka, qe i sheh protestat si alternativen qe duhet përdorur ne rast se maxhoranca nuk i plotëson kërkesat e opozitës. Pas përfundimit te betejës për Tiranen ne Kolegjin Zgjedhor daljet publike te PS kane qene te rralla, duke e spostuar aksionin opozitar ne shtator kur deputetet e PS do te kthehen ne parlament./vizionplus/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›