E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjrokastër, zjarri rrezikon shtëpitë e fshatit Peshkëpi e Poshtme

GJIROKASTER- Një zjarr i cili fillimisht kishte prekur kodrat e fshatit Peshkëpi e Poshtme në Gjirokastër rrezikon banesat aty pranë.

Nga informacionet e fundit mësohet se zjarri ka zbritur nga kodrat deri në afërsi të shtëpive, ku 5 prej tyre janë më të rrezikuarat.

Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarja, ndërsa po punohet në të gjitha mënyrat për të shuar sa më shpejt zjarrin.

Mësohet se në vendngjarje ndodhet edhe policia e Gjirokastrës.

Gjirokastra është një nga zonate më të prekura nga zjarri në këto ditë të nxehta gushti, ku në pjesën më të madhe zjarret janë shkaktuar nga vetë banorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›