LSI: Ndryshimet në kod janë të domosdoshme
Lëvizja Socialiste për Integrim i sheh si të domosdoshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sidomos pas problemeve të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 8 majit.
Në një konferencë shtypi, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, kërkoi bashkëpunimin e forcave politike në këtë proces.
Gjithashtu, Rama kërkoi nisjen e dialogut mes forcave politike në të mirë të interesave të vendit.