E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet e opozites Demokracia ne rrezik protestat shume shpejt

Takimi Mblidhet koalicioni qe drejtohet nga PS Qeveria eshte kriminalizuar

Rasti Meta ka terhequr opoziten nga raporti me institucionet e drejtesise. Ne ndryshim nga ceshtjet e meparshme kur Partia Socialiste ka operuar permes padive dhe depozitimit te dosjeve ne Prokurori kesaj radhe ajo se bashku me aleatet e saj ka vendosur te kerkoje nje zgjidhje popullore. Opozita qe nga ky moment i eshte drejtuar dhe do ti drejtohet popullit shqiptar per largimin e menjehershem te kesaj qeverie zgjedhje te reja sa me shpejt te jete e mundur dhe krijimi i kushteve me normale per rifunksionimin e sistemit demokratik ne Shqiperi - tha dje pas nje takimi mes drejtuesve te Opozites se Bashkuar perfaqesuesi i saj Spartak Ngjela. Ai ka folur per nje vendim te opozites dhe jo me per nje qendrim te saj ndaj situates se krijuar te cilen ajo shpreson ta ktheje ne favorin e vet. Madje sipas Ngjeles vete demokracia eshte e rrezikuar ne Shqiperi per sa kohe qe sipas tij qeveria ka vendosur norma funksionuese te nje bande. E konsideroj ceshtjen e demokracise te rrezikuar totalisht nga nje bande e cila nuk eshte me abuzuese por kriminale. Ne te gjitha vendet demokratike perballe nje situate te tille ceshtjen e zgjidh populli dhe ne Shqiperi ne jemi te gatshem dhe do ti ofrojme popullit opozitar te gjithe shqiptareve qe e duan sistemin qe e konceptojne jeten e tyre ne rrezik sistemin dhe vete demokracine perpara per te shkaterruar totalisht. Nje qeveri e cila funksionon kriminalist duhet te largohet - tha Ngjela. Ne kete drejtim hapat pritet te jene te shpejte dhe me gjase te padebatueshem meqenese perceptimi i pergjithshem po shkon ne favor te idese se nje qeverie qe eshte me e ekspozuar moralisht se asnjehere me pare. Do fillojne sa me shpejt te jete e mundur protesta ne Shqiperi per realizimin e pikave qe thashe largimin e kesaj qeverie zgjedhje te parakohshme sa me shpejt te jete e mundur - ka vijuar perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›