E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Videoja eshte e sajuar dhe e trukuar nga Edi Rama

Kryeministri Prifti ma dha filmimin por une nuk e pranova

Kryeministri Berisha deklaroi dje se kishte qene vullneti i tij qe kishte bere te mundur se videoja e cila tregonte zevendeskryeministrin Ilir Meta dhe ish-ministrin Dritan Prifti te behej publike ne media. Ne nje prononcim per mediat ne lidhje me kete ceshtje kreu i qeverise pranoi dje se kishte qene ne dijeni te videos dhe nuk kishte pranuar qe permes saj te shantazhohej. Nje gje eshte e sigurt po te doja une video nuk vinte te ju. Sikunder une u besoj shume lirive dhe te drejtave njerezore dhe keto jane probleme te tjera por video erdhi tek une dhe une nuk e pengova. Ata qe tentuan te nxjerrin favore me video tek une ata deshtuan u deshmuan falsifikatore ordinere manipulues te paskrupuj u deshmuan ashtu sic jane zogj bunkeri nga i cili nuk kane per te dale kurre sqaroi Kryeministri Berisha dje. Sipas tij videoja e transmetuar ne emisionin televiziv investigativ Fiks Fare ishte e modifikuar dhe e montuar dhe se ajo nuk mund te sillte kurre rrezimin e qeverise se tij. Berisha deklaroi se ne krye te montimit te kesaj videoje ishte vete kryetari i PS-se Edi Rama. Se treti me duhet te falenderoj jo pa sinqeritet Edvin Kristaq Ramen e them haptas per nderin qe me beri. Me montimin dhe trukimin e videos Edvin Kristaq Rama deshmoi se eshte i biri i te atit se eshte aq i paskrupull dhe amoral saqe per te luftuar kundershtarin mund te beje cdo falsifikim. Por une u them qytetareve shqiptare imagjinoni ju se cfare mund te beje ky njeri me ju po te kete pushtet kur ndaj Kryeministrit nuk permbahet dot dhe monton trukon video e dokumente deklaroi Berisha. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se prokuroria duhet ta hetoje pa humbur kohe kete material dhe te beje publike per te gjithe shqiptaret se cila eshte e verteta dhe se cila jo ne ate kasete filmike.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›